Kosova nuk duhet assesi të pranoj që Mogherni të vazhdojë të jetë në procesin e bisedimeve

Politika

Kosova nuk duhet assesi të pranoj që Mogherni të vazhdojë të jetë në procesin e bisedimeve

Nga: D. B Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:59
Federica Mogherini

Marrëveshja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte vetëm me ndërmjetësim të SHBA-së dhe Gjermanisë, ndryshe do të vazhdoj telenovela e Mogherinit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti  i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se duhet kujtuar se me ndërmjetësimin e përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherinit, Kosova nuk ka arritur asgjë të dobishme.

“Fatkeqësisht Mogherini ka qenë e një anshme në këtë proces, duke dëmtuar procesin në thelb të saj për çka edhe kanë munguar rezultatet. Fatkeqësisht Kosova ka pësuar nga Moghernini, e cila nuk ka kredibilitet të vazhdojë që të udhëheq një proces të tillë. Andaj Kosova nuk duhet assesi të pranoj që Mogherni të vazhdojë të jetë në këtë proces, por duhet kërcënuar që Gjermania dhe SHBA-ja të jenë ndryshe, dhe se nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve me Serbinë”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat