Blakaj: Heqja e taksës e arsyeshme, vetëm nëse BE e siguron Kosovën për tre pika këmbyese

Politika

Blakaj: Heqja e taksës e arsyeshme, vetëm nëse BE e siguron Kosovën për tre pika këmbyese

Nga: G.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:52
Foto ilustruese

Heqja e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është parë si një mundësi, pavarësisht se janë dy çështje të ndryshme.

E së fundmi edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, bëri thirrje ndaj institucioneve të Kosovës, që ta heqin taksën dhe të marrin liberalizimin e vizave.

Por, a duhet të hiqet taksa në këmbim të vizave?

Image
Sami Blakaj

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Sami Blakaj, ka vlerësuar se heqja e taksës do të ishte e arsyeshme, vetëm nëse BE do ta siguronte Kosovën se me heqjen e saj përfshinë 3 pika këmbyese.

“Heqja e taksës nga ana e autoriteteve kosovare do të ishte e arsyeshme dhe efektive vetëm nëse paraprakisht BE, përkatësisht Gjermania dhe Franca do ta siguronte (me shkrim) Kosovën se vendimi për heqjen e taksës përfshinë 3 pika këmbyese: 1. përjashtimin e temës së shkëmbimit të territoreve nga dialogu Kosovë-Serbi 2. përfitimin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë si dhe 3. Serbia të mos e pengojë Kosovën drejt konsolidimit dhe ndërkombëtarizimit të saj. Vlerësoj se pa përfshirjen e 3 pikave të lartpërmendura brenda garancës me shkrim, Prishtina zyrtare nuk ka arsye politike dhe nuk duhet tërhequr nga vendimi i saj për taksën 100% ndaj produkteve serbe”, ka deklaruar Sami Blakaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat