A ka Xhavit Haliti njohuri rreth vrasjes së gazetarëve të “Bota Sot” ?

Politika

A ka Xhavit Haliti njohuri rreth vrasjes së gazetarëve të “Bota Sot” ?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 maj 2019 Në ora: 11:13
Xhavit Haliti

Para disa ditësh, respektivisht në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medies, botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot’, ka treguar një ngjarje, kur ai dhe punëtorët e tij, janë kërcënuar me jetë. Mazrekaj ka treguar se në vitin 1999, kishte pranuar një thirrje kërcënuese nga Xhavit Haliti. Ky i fundit kërkonte largimin e disa punëtorëve nga kjo gazetë, në të kundërtën do të vritej botuesi Mazrekaj. Edhe pas kësaj z. Haliti ka heshtur. Duke qenë kështu, na lind e drejta e gjithë botës të pyesim  a mund të ketë njohuri Xhavit Haliti rreth vrasjes së  gazetarëve të gazetës “Bota Sot” të vrarë pas lufte, siç janë Bekim Kastrati, i vrarë në vitin 2001, pastaj Bardhyl Ajeti, i vrarë më 2005, duke mos harruar këtu edhe Xhemajl Mustafën.

Natyrisht se numri i gazetarëve të vrarë pas lufte është shumë më i madh, por po ndalemi tek gazetarët e “Bota Sot” për të cilat kishte paralajmëruar nënkryetari aktual i kuvendit, i cili vjen nga PDK.

Duke ditur se nga rrjedh Xhavit Haliti, si dhe të kaluarën e tij, nuk përjashtohet fare mundësia që Xhavit Haliti të ketë njohuri edhe për vrasjet e pasluftës, kryesisht të gazetarëve. Duke qenë se është pothuajse e njëjta dorë e vrasësve. Sidomos vrasjet e atyre gazetarëve që filluan t`ua nxjerrin fytyrat e vërteta kriminelëve, që me e duart e lara me gjak shqiptari arritën të merrnin pozita të larta, duke u pasuruar. Pa dashur të numërojmë, mëkatet e Xhavit Haliti që nuk janë të pakta.

Një i burgosur e akuzon atë edhe për atentatin ndaj Presidentit Rugova më 2004. Por, meqenëse shteti është i kapur nga klani “Pronto” pjesë e të cilës është edhe Haliti, nuk mund të pretendohet për ndriçimin e këtij rasti. Gjithashtu duke ditur edhe rolin e tij përçarës në unifikimin e luftës çlirimtare ndaj armikut, Xhavit Haliti është përgjegjës kryesor për mos unifikimin mes frkasioneve të FARK-ut dhe UÇK-së, ky njeri me qëndrime destruktive ka ndikuar në ndjelljen e urrejtës ndër shqiptare. Kjo më bën të besoj se ky njeri ka shumë për të thënë edhe për vrasjet e pas luftës.

Nëse do të kishte sado pak prokurori ende të lirë, menjëherë pas publikimit të shkrimit nga z. Maxrekaj, prokuroria menjëherë do alarmohej duke marr në pyetje Xhavit Halitin. Por, duke ditur se në çfarë shteti jetojmë, ku prokurori emërohet pikërisht nga Haliti dhe banda e tij, natyrisht se kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk pritet të ndodhë. Në çdo shtet normal një rast i tillë do të qonte peshë krejt shtetin, por tek ne kjo kalohet në heshtje. Kalohet pasi nuk ka kush të ngrijë zërin, duke qenë se bandat e kanë kapur dhe udhëheqin shtetin. Pavarësisht, se momentalisht z. Haliti e ndjen veten të paprekshëm, besoj se një ditë do të ndryshohet diçka për të mirën e Kosovës, ku z. Haliti do të jep sqarime për të gjitha krimet që kanë ndodhur, në të cilat përmendet emri i tij.

Edhe nëse nuk ndodhë që drejtësia të thotë fjalën e fundit për gazetarët e vrarë, si dhe për kërcënimet ndaj “Bota Sot” gjaku i Bardhylit dhe Bekimit s`do të lë të qetë asnjëherë vrasësit. Pavarësisht kërcënimeve, Xhavit Haliti dhe banda e tij asnjëherë nuk ia arritën qëllimit që të ndalojnë fjalën e lirë të “Bota Sot”, e cila është zëri i qytetarëve të Kosovës, të cilën i besojnë të vërtetës, i besojnë “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat