Deputeti i LDK-së kërkon që me mocion të rrëzohet Qeveria

Politika

Deputeti i LDK-së kërkon që me mocion të rrëzohet Qeveria

Nga: A.M. Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:52
Kuvendi i Kosoves

Kjo Qeveri po kritikohet herë pas herë nga opozita si dhe shoqëria civile për qeverisjen e saj, si dhe për punësimet partiake.

Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, ka thënë për “Bota sot” se opsioni më i mirë për rrëzimin e kësaj Qeverie është mocioni.

“Mocioni është opsion i mundshëm si instrument politik për rrëzimin e qeverisë. LDK vazhdimisht angazhohet që të gjendet rruga që me mjete demokratike të ndërpritet kjo qeverisje e vendit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Rrahmani ka deklaruar se pakënaqësi ka edhe në mesin e deputetëve që janë në pushtet.

“Personalisht unë kam hasur në pakënaqësi edhe të disa deputet të partive në pushtet dhe presim që opozita të bëjë vlerësimet e fundit dhe të dorëzoj mocionin. Në ditët në vijim besojmë se mund të e kemi më të qartë situatën”, ka shtuar Rrahmani për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat