Shahu: Thaçi flet si Ufo

Politika

Shahu: Thaçi flet si Ufo

Nga: A.M Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:15
Hashim Thaçi

Analisti politik, Rexhep Shahu, ka thënë për “Bota sot” se Thaçi i ndryshon deklarata rreth pjesëmarrjes së tij në luftë. 

“Thaçi gjatë ditëve të fundit u shfaq si pronar i luftës, sikur e ka luftën në xhep dhe e nxjerr topin jashtë u shfaq si pronar i paqes, stabilitetit dhe si sjellës i paqes. Thaçi kur ia do puna gënjen e gjoja kam luftuar me armë në dorë për lirinë në Kosovë, kur e kap frika thotë nuk kam luftuar, nuk kam qenë luftëtar në Kosovë por kam qenë udhëheqës polik i UÇK. Thaçi qysh se është bërë president nuk gënjen pa fole pasi e sheh edhe vetë se duke qenë president është si pensionist si kryetar i pensionistëve të Kosovës e as du kryetar i veteraneve jo. Thaçi nuk di çfarë thotë as çfarë bën. Kalon në kufi në Vermicë dhe thotë të hiqet kufiri, pse ka radhë, pse ka kufi. Thaçi flet si Ufo, sikur nuk ka jetuar vetë në Kosovë qe 20 vjet gjithmonë në pushtet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Shahu ka komentuar edhe deklaratën e Thaçit se “luftë mund të ketë, por cenim të territorit të Kosovës jo”.

“Deklarata e tij se luftë mund të ketë, por cenim territori jo, është shashka e tij patriotike pas dështimit të planit të tij në Berlin. Aktualisht Thaçi është personi i gabuar në punën e gabuar në momentin e gabuar. Po të ishte në dorë të Thaçit do ti mjaftonte të ishte shef i Kosovës pa i interesuar statusi i saj, vetëm të ishte shef i Kosovës pavarësisht se a e caktonte Beogradi apo OKB. Thaçit i ka ikë ora politike, ai han përshesh por politikisht i takon të shkuarës”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat