"Thaçi së bashku me grekofilin Edi Rama dhe rrugaçin Baton Haxhiun e nisën projektin e djallit për ndarjen e Kosovës"

Politika

"Thaçi së bashku me grekofilin Edi Rama dhe rrugaçin Baton Haxhiun e nisën projektin e djallit për ndarjen e Kosovës"

Nga: H.O Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:16
Hashim Thaçi, Baton Haxhiu dhe Edi Rama

Profesori dhe njohësi i çështjeve politke, Binak Maxharraj thotë se gjatë gjithë procesit të dialogut Serbia ka luajtë si ka deshtë me Hashim Thaçin, e ka pru në atë gjendje gjoja se Kosova është agresore e jo Serbia.

“Serbia nuk i zbaton marrëveshjet me Kosovën, e pengon Kosovën në arenën dhe mekanizmat ndërkombetar, bile edha ja heq njohjet. Ky njeri shkoi aq large në lojën e djallit me Serbinë sa i hyri edhe punës për cenimin e sovranitetit të Kosovës, përmes dialogimit edhe për korigjimin e kufijve të cilët janë me Kushtetutë të pacënueshem. Për këtë ai u futë në agjenturat sekrete proserbe dhe pro ruse, që së bashku me grekofilin Edi Rama dhe rrugaqin Baton Haxhiun e nisën projektin e djallit për ndarjen e Kosovës. Për këtë bën lidhje me dreqin dhe të birin që ky projekt të kaloi. Bile Hashim Thaçi vetë nëpër qendra të ndryshme të vendosjes ndërkombëtare lobonte për ndarjen e Kosovës duke i dhënë si shkas botës se me ne diçka nuk është në rregull”, thotë Maxharraj për “Bota sot”.

Ai thotë më tutje se kjo i pati edhe efektet e veta sepse që tri vite u ndalën njohjet e reja, duke u habit se çka po ndodhë me këtë shtet, kështu që relacionet ndërkombetare nisen të ftohen me Kosovën dhe ky njeri i ‘qartur’ mentalisht të injorohet dhe të izolohet nga marrëdhëniet ndërkombëtare.

Image
Prof. dr Binak Maxharraj

“Pra,bota nisi të leqitet nga ai, askush nuk e fton, por ka mbetë si qyqëja në folën e vetë. Kjo u pa edhe në Samitin e Berlinit i cili sikur u bë me qëllim që ky psikopat njeri të ndalohet në copëtimin e shtetit të vetë. Për idenë e tij ai në Berlin nuk gjeti kurrfarë përkrahje, u izolu,aty nuk i ndihmoj as Vuqiqi e as Moghreini e cila ne Samit shkoi si e paftuar, sepse ishte bashkëmendimtare dhe shtytëse në projektin për copëtimin e Kosovës. Por Kancelarja e Gjermanis Angela Merkel e ngriti zërin lartë duke ju thënë të gjithëve se nuk ka ndarje të Kosovës, duke theksuar se Kosovën nuk e çliruam për ta nda, për ta copëtu. Në këtë Samit pra askush nuk ishte me Thaçin, ai mbeti si qyqe i vetmuar, i përjashtuar nga të gjithë u leqitë tërësishtë nga katundi siç thotë populli” thekson profesor Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat