Eksperti i sigurisë flet për paradën ushtarake në Nish: Ky është qëllimi i Serbisë

Politika

Eksperti i sigurisë flet për paradën ushtarake në Nish: Ky është qëllimi i Serbisë

Nga: N.H Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:06
Parada në NIish

Serbia ka organizuar këtë të premte një paradë ushtarake në qytetin e Nishit, ku janë ekspozuar armatime përfshirë tanket helikopterët e raketahedhësit.

Në paradë morën pjesë 4000 ushtarë, ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

Derisa, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq deklaroi gjatë paradës se ushtria serbe do të përdoret për mbrojtje dhe jo për sulm.

Drizan Shala ekspert i sigurisë dhe njëherit edhe shef për planifikime në “East Bridge Academy Danimarkë”, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar paradën e mbajtur në Nish.

Eksperti Shala fillimisht ka folur për kapacitetet ushtarake që ka në dispozicion ushtria serbe.

“Le të ndalim pak në aspektin real të kapaciteteve ushtarake që posedon ushtria e Serbisë . Sipas ëeb faqes së ministrisë së tyre Serbia ka 90.000 mijë personel ushtarakë, prej tyre aktiv 40.000 dhe rezervë 50.000. 12 avionë luftarakë (dhuruar 3 nga Rusia). 225 tanke pjesërisht moderne, 450 APC, artileri, VHF radar. 40 helikopterë nga Rusia dhe 4 nga Britania e Madhe, UAV nga Kina dhe Rusia nga 2020-2022, ndërsa buxheti i Mbrojtjes 830.000.00 milion USD”, ka thënë Shala, për gazetën “Bota sot”.

Shala ka potencuar se Serbia është e orientuar që të imponohet si faktor ushtarak dhe politik në Ballkan.

Image
Drizan Shala ekspert i sigurisë dhe njëherit edhe shef për planifikime në “East Bridge Academy Danimarkë”

“Serbia është gati të modernizojë kapacitetin e saj ushtarak për rreth 230 milion euro se pari kjo është shumë qartë, pra 6 MiG 29-30 tanke luftarake nga Rusia dhe investime në UAV nga Rusia / Kina. Dhe nëse merret përbazë edhe një fakt tjetër në këtë paradë ka marrë pjese Konstantin Kostacov – koordinatori i komitetit ndërkombëtar të këshillit të federatës ruse dhe ministrit të mbrojtjes të Greqisë kjo dëshmon që Serbia është e orientuar që të imponohet si faktor ushtarak dhe politik në Ballkan”, potencoi Shala.

Ai mes tjerash ka thënë se pas kësaj ngjarje në Serbi, diplomacia në Kosovë të udhës duhet ta kishte që të kërkonte mbledhje në Këshillin të Sigurimit, që sipas tij, të paraqes si demonstrim kërcënues ndaj shqiptarëve kudo në Ballkan.

“Dhe nëse ndalim edhe në deklarimin e para një kohe të presidentit serb që, “Kosovën e kemi humbur”, atëherë kjo është një deklaratë e cila shpresojmë që nuk do zgjedh rrugën ushtarake për të rimarr në formën ushtarake Kosovën. Mirëpo diplomacia jonë ish dashtë të kërkoi mbledhje në Këshillin të Sigurimit dhe të paraqes si demonstrim kërcënues ndaj shqiptarëve kudo në Ballkan si kërcenim ndaj Maqedonisë së Veriut që u nisë drejte NATO-s dhe kërcenim ndaj Malit të Zi për dënim të rusëve ndërsa Bosnjës dhe Republika Srbska trimërohen në planin e tyre për bashkim me Serbinë”, ka thënë ai.

Tutje, eksperti i sigurisë është shprehur se serbët nxitën trazira dhe mosnjohje të institucioneve në Kosovë në mënyrë që të krijohen kushtet për shkëmbim territoresh.

“Serbët e Kosovës nxitën për trazira dhe mosnjohje të institucioneve në Kosovë në mënyrë që të krijohen kushtet për shkëmbim territoresh kinse me qëllim të shmangies së konflikti. Çka nëse do të ketë në probabilitet një intervenim ushtarakë nga ana e Serbisë në Kosovë si do kishte me u duke ky lloj intervenimi nëse nuk do kishte me intervenu NATO dhe Rusia?”.

“Trazirat në zonat e dominuar nga serbët në Kosovë, lajme të rreme, për të lënduar politikanë serbë, forcat speciale serbe do të veprojnë brenda Kosovës në pikat vitale dhe kryesore të Kosovës (termocentral/ sistem të ujit). Vija kufitare nga Veriu deri Jug dhe nga Lindja në Perëndim do të monitorohet dhe do të bombardohet rëndë nga ana e kompetentes ajrore dhe ateleris. Tanke dhe automjete të blinduara do të përdoren dhe angazhohen për t’i eliminuar dhe neutralizuar të gjithë rezistencën në terren të hapur. Ushtria Serbe do të orientohet në drejtim të jugut drejt kufirit me Shqipëri për të ndërprerë çdo furnizim të mundshëm dhe mbështetje ushtarake. Pastaj, okupimi do të fillojë ti kontrollojë qytetet si të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit deri në kufirin Maqedonisë se Veriut dhe Malit të Zi”, shtoi ai.

Krejt në fund, Shala ka theksuar se krerët institucional janë deklaruar për Vladimir Lazareviç, ndërsa, sipas tij, një gjë të tillë nuk e bënë edhe për paradën në Serbi.

“Krerët institucional janë deklaruar vetëm për Vladimir Lazareviç si i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe as një deklarim mbi paradën e saj”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat