Rrëfim ekskluziv i ushtarit të UÇK-së në Koshare: Ja si zhvilluam sulmet me Agim Ramadanin dhe sa serbë i vramë

Politika

Rrëfim ekskluziv i ushtarit të UÇK-së në Koshare: Ja si zhvilluam sulmet me Agim Ramadanin dhe sa serbë i vramë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 12 maj 2019 Në ora: 13:42
Arif Maloku dhe ushtari i vrarë serb në Koshare

Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt, Arif Maloku, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, tregon pothuajse gjithë historinë e luftës së UÇK-së në zonën ku ai ishte pjesëmarrës në luftë.

Luftëtari i UÇK-së, rrëfimin e tij e nis duke treguar për vitet e ‘90-ta, kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe ushtrimi i dhunës brutale, gjithashtu persekutimet që i kryente Serbia ndaj popullit shqiptar, thotë se nuk i mbeti rrugë tjetër pos çlirimit të vendit me luftë.

“Me fillimin e formimit të UÇK-së, edhe pse isha në moshë të re, vendosa që ti bashkëngjitëm grupeve të armatosura të UÇK-së, ku në fshatin Gjocaj me bashkëfshataret e mi filluam që të mobilizohemi dhe të armatosemi me qëllim që ta mbrojmë vendin tonë, me një rezistencë të armatosur”, thotë ai.

Maloku shprehet se i tërë ky organizim ka filluar gjatë muajit prill ‘98, pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit në Prekaz.

“Ne ishim të organizuar për mbrojtjen e fshatit Gjocaj, ku më pas me futjen e Brigadave të para të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë muajit qershor ‘98 në Jasiq ka arritur Brigada 131, një pjesë e tyre janë pozicionua në Jasiq me të kuptuar se në mesin e tyre gjinden dhe epror ushtarak të profesionit. Ne kemi marr vendim që ti bashkangjitemi dhe ti njohim për Komandant Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin me shokë”, shprehet luftëtari.

Takimi i parë i zhvilluar i tyre me Agimi Ramadanin dhe me Rrustem Berishën ishte në fshatin Jasiq. Sipas tij, ai ishte një takim sa vëllazëror aq edhe i hapur ku janë prezantuar me emër dhe mbiemër të gjithë luftëtarët, si dhe nga vijnë dhe kanë prezantuar qëllimin e tyre të përbashkët.

“Me prezantimin e planit operativ për zhvillimin e një lufte të mirëfilltë për ti dalë në ndihmë popullit tonë për çlirimin e atdheut, është vërejtur një dakordim dhe një gatishmëri në mesin tonë. Agimi ishte i gatshëm, kushdo që të jetë udhëheqës-komandant vetëm se të shkojnë punët si duhet, mirëpo duke pas parasysh se Agimi dhe Rrustemi ishin njerëz të profesionit ushtarak ne u dakorduam që të sistemohemi nën komandën e Rrustem Berishës”, tregon ai.

Ai thotë se, ditët e para Agimi me shokët i kanë udhëzuar për hapat që duhet ndërmarr për mbrojtjen e fshatrave Gjocaj dhe Jasiq si dhe kanë kërkuar nga ta që ta formojmë njësitin “KOBRA” me qëllim të vëzhgimit të terrenit duke përfshirë edhe brezin kufitar. Sipas tij, vëzhgimet kishin për qëllim grumbullimin e informacioneve të përditshme të lëvizjes së ushtrisë serbe si dhe organizimin, sigurimin e korridorit për hyrjen e njësive apo grupeve të UÇK-së nga territori shqiptar në brendi të Kosovës dhe anasjelltas.

“Njësiti “KOBRA”, kemi marr pjesë në shumë aksione sulmuese ndaj forcave serbe gjatë muajit qershor- korrik 98 nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, ku kemi vrarë dhjetëra ushtarë serb dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, kurse nga ana jonë kanë rënë 3 dëshmor dhe dy të tjerë mbetën të plagosur së bashku me mua. Edhe pse isha i plagosur nga granata e dorës serbe në krahun e majtë dhe pjesën e qafës, posa kam marr ndihmën e parë kam vazhduar luftimet me shokë”, shprehet ai.

Ai thotë se para luftimeve në Zharrë tek ne në Gjocaj ka arritur me njësitin e vet Bedri Shala si përforcim.

“Me ne kanë mbetur një skuadër ku vet ka shkuar në Junik pasi që kishte shenja se serbët po përgatiteshin ta sulmojnë Junikun dhe fshatrat ku gjendeshim ne, çka dhe ndodhi ashtu. U sulmuan fshati Junik dhe luftimet zgjatën më shumë se një javë, ku dhe njësiti jonë ka marrë pjesë në ato luftime të fuqishme, për fat të mirë që me një organizim, disiplinë, komandim të mirëfilltë kemi arritur që ti përballojmë luftimet dhe popullatën civile ta evakuojmë nga fshati. Gjatë këtyre luftimeve kemi kuptuar se ka rënë dëshmor edhe Bekim Berisha- “ABEJA”. Po ashtu vlen të ceki se në spitalin ushtarak në Gacaferr derisa isha për trajtimin e plagës kanë sjell të plagosur edhe Bedri Shalën për trajtim”, rrëfen ngjarjet e gati 20 viteve më parë, me emocione sikur të kishin ndodhur një ditë më parë.

Maloku thotë se meqenëse ushtria barbare serbe për shkak të humbjes së ushtareve dhe të plagosurve gjatë luftimeve në Junik pritej që të hakmerrej ndaj popullatës shqiptare, ku në mesin e popullatës ka pasur shumë të plagosur, nga komanda e tyre është kërkuar që ti dalin ndihmë të plagosurve, duke përfshirë edhe popullatën e rrezikuar, me qëllim të sigurimit të një korridori për të dalë në territorin e Shqipërisë. “Me ditë të tëra dhe netë, pa hezituar fare i kemi dal në ndihmë dhe strehuar në shtetin amë në Shqipëri”, thotë ai.

“Për ne ishte me rëndësi që lufta të vazhdonte deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të Kosovës me sa me pak gjak të derdhur e në fakt armikut ti shkaktojmë humbje sa më të mëdha si në ushtar po ashtu në teknologji”, rrëfen ai. Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat