Akuza të rënda për Qeverinë Haradinaj: “Po funksionon mbi baza të grupeve mafioze”

Politika

Akuza të rënda për Qeverinë Haradinaj: “Po funksionon mbi baza të grupeve mafioze”

Nga: N.H Më: 12 maj 2019 Në ora: 23:05
Qeveria Haradinaj

Në dy vjetorin e rrëzimit të Qeverisë Mustafa, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, ka akuzuar ashpër qeverinë aktuale për mënyrën e qeverisjes.

Analisti Haziri, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qeveria e kaluar e cila udhëhiqej nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ishte e vetmja qeveri që kishte koncept dhe program të qartë.

“Qeveria Mustafa ishte e vetmja qeveri që kishte koncept dhe program të qartë për qeverisjen e vendit, një qeveri e karakterizuar nga profesionalizmi dhe e aftë për tu ballafaquar me sfidat që vendi kishte përpara. Dhe kjo mendoj se ishte arsyeja kryesore që qoi partnerin e koalicionit PDK-në, që i bashkoi votat me opozitën e atëhershme për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe kryeministri Mustafa”, ka thënë analisti Haziri.

Ai konsideron se partia e Kadri Veselit nuk i duronte dot sukseset e qeverisë Mustafa, e sidomos përkushtimin e kësaj të fundit.

“Pra, PDK-ja nuk i duronte dot sukseset e qeverisë Mustafa, sidomos përkushtimin e qeverisë Mustafa për ç’kapje të shtetit nga krimi i organizuar. Është e pakrahasueshme puna e ish- qeverisë Mustafa me qeverinë aktuale të kryeministrit Haradinaj”, ka thënë ai.

Në fund, Haziri ka theksuar se Qeveria Haradinaj funksionon mbi baza të interesave të grupeve mafioze, e karakterizuar me skandale të shumta.

“Kjo e fundit funksionon mbi baza të interesave të grupeve mafioze, e karakterizuar me skandale të shumta si pasojë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, keqpërdorues të buxhetit të shtetit, udhëhiqet nga një njeri që lë shumë për të dëshiruar në aspektin e përgatitjes së tij profesionale dhe politike, për të mos thënë se karakterizohet nga një injorancë e theksuar. Pasqyra më e mirë e qeverisjes aktuale është situata e mjerë nëpër të cilën po kalon vendi”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat