Shesheli: Kosova është e okupuar nga Amerika

Politika

Shesheli: Kosova është e okupuar nga Amerika

Nga: K.M Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe dhe djali i Vojsllav Sheshelit, Aleksandar Sheshelnë një emision televiziv në Serbi, ka komentuar pjesëmarrjen e ushtrisë së Kosovës bashkë me NATO-në, në trainime në Kroaci gjatë muajit Maj dhe Qërshor. Ai ka thënë se kurr nuk duhet të harrojmë atë cka ka bërë NATOgjatë viti 1999, por nuk duhet të anashkalohet as ushtria e Kosovës.

“NATO ka mekanizma për të parandaluar formimin e Ushtrisë së Ksoovës. Sot, Kosova është e okupuar nga Amerika. Kosova është poligoni kryesorë në të cilë ata e tregojnë forcën. Kjo është arsyeja pse Amerika e don Kosovën pjesë të OKB-së, që pastaj këtë shtet të rrejshëm, ta futin në NATO” ka thënë Shesheli.

Ai tutje ka thënë se “Duke pasur parasyshë që NATO është në një farë forme sponzor i ushtrisë së Kosovës, nuk është për tu quditur që e kanë ftuar në Kroaci”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat