A po varet Thaçi nga Serbia? Flasin nga LDK

Politika

A po varet Thaçi nga Serbia? Flasin nga LDK

Nga: N.H Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:05
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Mediat serbe ditë më parë raportuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Tiranë tha ndër të tjera edhe se, “Thaçi varet prej nesh”.

Sipas të përditshmes së Beogradit, Vuçiç “vuri në dukje se kurrë nuk foli për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshjeje” – dhe e bëri këtë duke komentuar deklaratat e fundit të Thaçit, duke përsëritur vazhdimisht se tri komuna nga pjesa jugore e Serbisë Medvegja, Presheva dhe Bujanoci – “duhet të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë”.

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklarata Vuçiq është njëra ndër akuzat më serioze të cilat të vijnë nga pala serbe.

Image
Bajram Gecaj

“Kjo është një çështje të cilën do të duhej ta shpjegonte dhe të deklarohej mbi të vet Presidenti Thaçi, pasi që është një akuzë shumë e rëndë. Nëse Presidenti varet nga Serbia natyrisht që rrezikohet vendi dhe proceset e rëndësishme. Nëse këtë e ka thënë Presidenti Vuçiq, unë besoj se është njëra ndër akuzat më serioze të cilat i kam dëgjuar të vijnë nga pala serbe”, ka thënë Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Ai gjithashtu ka thënë se një që është e sigurt është se ndarja, shkëmbimi apo edhe korrigjimi i territorit të Kosovës rrjedh nga plane shumëvjeçare serbe.

“Edhe Vuçiq, por edhe Thaçi duhet të shpjegohen mbi këto akuza. Një që është e sigurt është se ndarja, shkëmbimi apo edhe korrigjimi i territorit të Kosovës rrjedh nga plane shumëvjeçare serbe, të cilat atëherë ishin lansuar si plane rezervë, ndërsa tani janë i vetmi opsion i cili u ka mbetur në dispozicion”, shprehet ai.

Gecaj mes tjerash thekson se shoqëria në vend duhet të reflektojë, pasi ky është ankthi dyvjeçar në të cilin e futen Kosovën, Vuçiq, Thaçi e Rama.

“Prandaj, ne si shoqëri duhet të reflektojmë shumë se çfarë jemi duke bërë dhe kah po shkojmë kështu. Duhet të prekim kokën e të kthjellemi nga ky ankth dyvjeçar në të cilin na futen Vuçiq, Thaçi e Rama”, ka thënë në fund zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat