Krasniqi: Deklaratat e Gjuriqit  janë popullsitë dhe propagandistike ndaj Kosovës

Politika

Krasniqi: Deklaratat e Gjuriqit  janë popullsitë dhe propagandistike ndaj Kosovës

Nga: D. B. Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:59
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Kosovës në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviq që të dalin dhe të votojnë për kandidatët e Listës Serbe të dielën më 19 maj “dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive unitetin me shtetin e Serbisë”.

Gjuriq tha se më 19 maj do të vendoset nëse komunat në veri të Kosovës do të jenë komuna serbe, nën kontrollin serb ose jo.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve nga veriu i Kosovës që të mos lejojnë siç tha ai “që politikanë shqiptarë të realizojnë një plan të prishtë , se si të heqin dorë nga kontrolli serb këto katër komuna”.

Sipas tij, ideja e politikanëve shqiptarë është që t’i ndajnë dhe përçajnë serbët dhe t’i përdorin disa për të vendosur kontrollin e tyre.

Në zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore garojnë: Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Politologu Faik Krasnqi ka thënë për “ Bota sot” se kjo deklaratë e Marko Gjuriqit, është në vazhdën e propagandës serbe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Veriu i Kosovës popullohet me shumicë serbe. Lista serbe është partia më e fuqishme në Kosovë dhe ka elektoratin më të madh. Edhe sikur votuesit e kësaj liste mos të dalin në zgjedhje, dhe eventualisht ato komuna të fitohet nga partitë tjera serbe, prapë se prapë edhe serbët e partive tjera nuk u binden ligjeve të autoriteteve të Prishtinës. Prandaj deklaratat e Marko Gjuriqit i shoh si deklarata popullsitë dhe propagandistike ndaj Kosovës”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat