Dardan Molliqaj kërkon shpëtim te LDK-ja

Politika

Dardan Molliqaj kërkon shpëtim te LDK-ja

Nga: A.M. Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:12
Dardan Molliqaj

Pas ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate e ka problem që në zgjedhjet e radhës të hyj në Qeveri. E për të mbetur në Qeveri, Dardan Molliqaj, po synon që të bashkohet me LDK-në, në mënyrë që, ai bashk me partinë e tij, mos të shuhen por të arrijnë që edhe pas zgjedhjeve të ardhshme të mbesin në Kuvend, apo edhe në Qeveri.

Analisti politik, Ali Hertica në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka komentuar deklaratën e deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se formula për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ndërtimin e qeverisë së ardhshme është LDK-PSD.

Ai mendon se koalicion i mundshëm në mes PSD dhe LDK do jetë një lloj mashtrimi ordiner nga kjo ide e cila sjell vetëm humbje kohë Kosovës.

“Qeverisja e ardhshme si një lloj alternative e Dardan Molliqajt se një koalicion i mundshëm në mes PSD dhe LDK do jetë një lloj mashtrimi ordiner nga kjo ide e cila sjell vetëm humbje kohë Kosovës. Edhe pse pas një debakli me plotë akuza, LDK e Vetëvendosje përafrojnë qëndrimet  e tyre edhe pse ne mandatit të Isa Mustafës si Kryeministra që ishte një viti i jashtëzakonshëm në të cilin e tronditën skenën politike në Kosovë, edhe viti qeverisë Mustafa duket  të ishte plot poterë dhe zhurmë nga opozita e atëhershme, ku me veprimtari të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe konflikti i brendshëm i partive politike  si sfidë  gjithnjë e më të mëdha politike në vend”, ka thënë Hertica për “Bota sot”.

Image
Ali Hertica

Po ashtu, ai ka thënë se është për keqardhje papërgjegjshme  që LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk pranojnë të marrin përgjegjësi për shtetin se vetëm këto dy subjekte të vetëm kanë alternative dhe vizion politik për ta ndërtuar shtetin ligji.

“Është për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mos pranojnë të marrin përgjegjësi për shtetin se vetëm këto dy subjekte të vetëm kanë alternative dhe vizion politik për ta ndërtuar shtetin ligji dhe për ti prerë rrënjët e krimit dhe korrupsionit ordiner,  duke konsideruar Qeverisjen Haradinaj si më të dëshiruara deri tani nga obstruksione e abuzime që tërësisht është ego politike, luftë për pushtet, duke mos njohin tjetër argument për të  mbetur në pushte. LDK-ja konsideron se përpjekjet e sotme të kësaj lëvizje janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore për zhytjen e vendit në kaos, anarki , për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera mike. Ndarjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë krijuar ambient të mirë për LDK-në, e cila mund ta përdorë këtë vrull për t’u pozicionuar si partia kryesore opozitare e cila po e kërkon pushtetin. Por LDK-ja u rimëkëmb nga fiaskoja e zgjedhjeve të  brenda disa muajve arriti ta konsolidojë organet e reja dhe tani shpëtimi i Kosovës është ndarë e VV-së dhe partnerit et ardhshëm të koalicionit për kundër të gjitha akuzave të ndërsjellat të dy subjekteve ato duhet të janë unike për të shpëtuar shtetin dhe sovrani dukë integruar Kosovën në arenën ndërkombëtare të liberalizimin e vizave”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat