Millaku: Për PDK-në më e rëndësishme është mbajtja e pushtetit, se sa interesi i Kosovës

Politika

Millaku: Për PDK-në më e rëndësishme është mbajtja e pushtetit, se sa interesi i Kosovës

Nga: D. B. Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:32
Drita Millaku

Ideja për formimin e një Tribunali për krime lufte, është përpjekje e kryetarit të PDK-së vetëm sa për të fituar poena politike, dhe në të njëjtën kohë sa për të zhvendosur vëmendjen nga kriza brenda koalicionit PAN.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku ka thënë për “Bota sot” se ideja për krijimin e Tribunalit për krime lufte, është një përpjekje e dobët për marketing politik.

Sipas saj, këtë po e bën koalicioni i krimit jo vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga kriza në koalicionin PAN, por edhe për të ngjallur huti në opinionin mbarë shqiptar, për proceset nëpër të cilat po kalon dialogu me Serbinë, ku në një anë kemi qeverinë tonë të përçare dhe në anën tjetër palën serbe e cila po mundohet të ringjallë idenë e ndarjes së Kosovës.

“Partia Demokratike e ashtuquajtur parti e luftës, me plot gojën patriotizëm e frikësuar skajshmërish për mundësinë e humbjes së pushtetit, për të mos ndodh kjo është vu tani më në funksion të interesave serbe për ndarje të Kosovës. Pra për PDK-në më e rëndësishme është mbajtja e pushtetit, se sa interesi i Kosovës, dhe kjo tashmë manifestohet në të gjitha planet. Por mbi të gjitha duke parë lëvizjet e fundit të Kadri Veselit, pra me krijimin e një Tribunali, besoj shumë se atij i ka ardhur ftesa për gjykatën speciale dhe po mundohet me propozime te tilla po mundohet te shpëtoj. Por unë mendoj se kot ,”shpurdhë”, sepse Kadris ja ka “hëngër pula kapsollin”, ka thënë Millaku.

Mes tjerash deputetja Millaku ka thënë se, sikur PDK-ja të mos kishte veprime abuzive me pushtetin por të synonte krijimin e një shteti demokratik dhe ligjor, sigurisht se ideja e Tribunalit do të ishte shumë më e hershme dhe do të koordinohej me boten demokratike perëndimore, por kur kjo paraqitet me kaq vonese dhe nga njerëz të zhytur në korrupsion dhe krim, atëherë kjo devalvon si ide dhe nuk pranohet seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat