Hahn: Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do duartrokitet nga asnjëri vend

Politika

Hahn: Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do duartrokitet nga asnjëri vend

Nga: F.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:27
Komisioneri Johanes Hahn

Ajo që duhet të arrihet në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës nuk do pritet me duartrokitje të mëdha, në asnjërën nga këto vende dhe kjo këkron shumë trimëri, ka thënë për Dojçe vele, komisari evropian Johanes Han.

Në pyetjen nëse edhe më tutje beson se është I mundshëm ndryshimi i kufijve si zgjidhje e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, han ka thënë se ai flet se nuk duhet “ menjëherë të ndalohet mendimi”, por që “çka do që në fund vjen si zgjidhje, kjo do të jetë zgjidhje që do shkoj në llogari paqes, stabilitetit dhe sigurisë në regjion” .

Sipas Han " Nuk mund të ketë zgjidhje në llogari të palës së tretë " duke shtuar se “është herët të jepet ndonjë deklaratë rreth asja që mendohet”.

"marrëveshjet që duhet përfundohen në mes dy shteteve do të jenë gjithëpërfshirëse, çështja e pakicave do të jetë elementi kyç, sepse sot e kështu do të jetë edhe në ardhmen, shumë serbë jetojnë në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në një pjesë. Pra do të ketë shumë pjesë të mozaikut dhe shpresoj se në fund do të jap një fotografi të bukur ", tha Han. 

Lidhur me deklaratën e presidentit Hashim Thaçi se nuk ka bisedime pa ShBA, Han theksoi se " është mirë kur bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar rreth asaj që Serbia dhe Kosova të arrijnë në marrëveshjen obliguese të drejtë " dhe për atë " është me rëndësi mbështetja e ShBA” por “ mjafton që bisedimet rrjedhin në strukturat ekzistuese nën udhëheqjen e përfaqësueses së lartë të BE ". ;

"Aktualisht ajo është Federika Mogerini. Dhe nuk ka çfarë të shtohet aty ", tha ai. Duke fol rreth pritjeve dhe përparimit në rrugën evropiane, Han theksoi se vlerësimi bëhet me 29 maj dhe “aty këtu ka përparime” dhe nëse jo “ kthim prapa atëherë stagnim”.

"Për shembull mund të shikohet me kritikë procesi I bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës që me muaj është në akull…Edhe një herë të përsëris se marrëveshja gjithëpërfshirëse obliguese mes tyre është kyçe në perspektivën evropiane ", tha Han.

Sipas tij hapja e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë është nxitja më e mirë për serbët dhe shqiptarët që përsëri të ulen në tavolinën e bisedimeve ". "nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë dy palëve do ju mungoj nxitja të ulen në bisedime", tha Han.

Han tha se, "ajo që përfundimisht duhet të arrihet nuk do pritet me duartrokitje nga asnjëra palë, asnjëri vend. Kjo kërkon guxim nga ata që ulen në bisedime të punojnë në zgjidhjen e kompromisit dhe dy palët duhet bëjnë lëshime që të arrihet rezultati".

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat