Burjani: I vonuar por i nevojshëm formimi i Tribunalit Special për krime lufte nga serbët

Politika

Burjani: I vonuar por i nevojshëm formimi i Tribunalit Special për krime lufte nga serbët

Nga: D.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:10
Blerim Burjani

Ideja për formimin e një Tribunali për krime lufte nga kryetarit i PDK-së për të fituar poena politik e në të njëjtën kohë për të zhvendosur vëmendjen nga kriza brenda koalicionit PAN.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike e juridike në vend Blerim Burjani i cili në një prononcim për “Bota sot” se ideja për të themeluar një Tribunal për kriminelët serb është pak ca i vonuar.

Sipas tij, përveç që ka Kosova ka dhomat e specializuara në Hagë, departamentin për krime lufte, është edhe për të mbetur aktual në opinion vazhdimisht.

Sipas tij, në vend që të flitet për ekonomi dhe zhvillim ekonomik dhe ndalje të ikjes së të rinjve dhe inteligjencës për shkak jo perspektives këta flasin tërë kohën për luftën.

“ Të tillët në vend që të flasin për të ndërtuar një shtet të zhvilluar ekonomikisht një mirëqenie shëndetësore, flasin për lloj-lloj mundësish. Këta vazhdojnë të mbajnë pushtetin duke përmendur luftën tërë kohën dhe Serbinë. Kosova nuk ka më prioritet Serbinë, por edhe lufta kundër Serbisë ka përfunduar që 20 vjet, e njëjta gjë ka ndodhë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Pra nuk ka ide për zhvillim ekonomik, për të themeluar fondin për mbrojtje shëndetësore shumë i nevojshëm, por këta ndërtojnë skema sociale pa këput e pa ndal. Madje shpenzojnë para dhe pasurohen pa bazë dhe kjo pune me nuk pinë ujë. Kjo ka përfunduar tani dhe këta pushtetarë nuk do të kenë më vota të qytetarëve, me këto ide. Sepse sot patriotizmi më i madh është të rinjtë të kenë punë, edukim cilësor, zhvillim të ndërmarrësish dhe mbrojtje efektive shëndetësore”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Burjani.

Sipas tij, koalicioni PAN i emëruar si koalicion për të bërë para, apo për pasurime pa bazë vetëm në këtë mënyrë mundohet të mbaj pushtetin dhe sërish të fitojë vota në elektorat.

“Kosova ka nevojë për vetëdijesim të madh, sepse nuk ka më vota për keqbërëset, por për ata që ndërtojnë perspektivë. Thënë shkurt se sa më parë që bie qeveria aq më mirë, sepse kështu si është askujt nuk i duhet një qeverisje e tillë. Po ashtu mendon se kjo është një marketing politik, pasi dihet se kjo Gjykatë mund të ndjek serbet kriminel që janë ikur në Serbi dhe nëpër botë, por as të dhëna nuk ka. Po këto janë të pakta me emra dhe mbiemra të kriminelëve serb. Pra kjo Gjykatë është kundër përgjigje për Gjykatën Speciale që pritet të ngreh aktakuza në shtetëror. Tash e kanë marr vesh këtë punë dhe po bëjnë kundër aksione ndaj kësaj Gjykate. Kjo gjykatë që pritet të themelohet edhe ashtu shumicën e aktgjykimeve mund të nxjerr në mungesë dhe të kota, pa marrëveshjen me Serbinë për ekstradim ne Kosovë të kriminelëve serb, që janë qytetar të Kosovës për shtetas kriminel të Serbisë, andaj kjo gjykatë nuk ka kurrfarë juridiksioni”, është shprehur Burjani.

Sipas tij, Gjykata për krime në Kosovë, është dashur të themelohet në vitin 2000, por në mungesë pat veç themelimin e Gjykatës Speciale.

“Është për të ardhur keq, por PAN dëshiron që me tema të tilla të mbetet në pushtet. E duhet kujtuar se viktimat civile të luftës kanë nevojë jo për politikë, por kompensim të dëmeve që janë bërë nga Serbia. Pa u shpall shteti Serb gjenocidial për luftërat në ish Jugosllavi nuk do të shpaguaj dëmet civile e as materiale në Kosovë- Kroaci, e Bosnje. Kjo Gjykatë që pritet të themelohet duhet të vlerësohet nga Kuvendi, se a mundet të kryej punën e vet efektive dhe të dënoj kriminelët serb nga Kosova, se për ata të Serbisë nuk ka gjë këtu fare, përveç marketingut politik, sepse as serbët kriminel nga Kosova nuk do të mund ti ndjek kjo Gjykatë”, ka thënë Burjani.

Ai konsideron se këto iniciativa të kësaj natyre vijnë në mungesë të iniciativa reale ekonomike, për të ndal papunësinë dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, sa për të arritur liberalizimin e vizave dhe për të përndjekur të korruptuarit dhe të pasuruarit pa bazë.

“Që të veprojnë në rrjet, pra pa ndal pasurimin pa bazë dhe konfiskim, të pasurive të paligjshme, nuk ka gjë, e tëra tingëllon si marketing për Kosovën më Serbia nuk është prioritet është problem teknik që të shënojë kufirin por jo më për asgjë. Tentativa e vazhdueshme për të mbajtur në aktualitetin Serbin dhe patriotizmin vec çka sjellin varfërim ekonomik, të njerëzve dhe ikje të qytetareve, sepse askush më në Kosovë nuk merret me PAN. Ky PAN duhet të unifikohet me një parti politike, dhe të reformohet skajshëm e të bashkëpunojë me organet e drejtësisë si dhe të denoncoj të pasuruarit pa bazë. Madje edhe më mirë do të ishte të pezullohet veprimtaria e PAN –it si dikur HDZ në Kroaci, sepse pa e bërë një reformë të madhe, nuk ka gjë prej tyre, dhe askush nuk merret më esencialisht me këto tema, kur dihet që lufta ka përfunduar që 20 vjet, dhe tani këtyre ju del gjumi sa për të pasur një pretekst për të mbajtur pushtetin”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat