Krasniqi: Skenaristi PDK qëllimisht e “amnistoi” Serbinë

Politika

Krasniqi: Skenaristi PDK qëllimisht e “amnistoi” Serbinë

Nga: A.M. Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:45
Flora Brovina

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar skandalin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovinës, si dhe ndikimin e saj në vënien e drejtësisë së krimeve serbe në Kosovë.

Ai ka thënë  se duke e ditur që Evropa është në anën e Serbisë, me këtë veprim i kemi bërë autogol vetvetes, si dhe me këtë veprim do ta përdorë propaganda ruse e serbe.

“Përdhunimet që kanë ndodhur në Kosovë nga serbet janë faktike, dhe s'ka pasur nevoje të futen në këto aventura. Duke e ditur që Evropa është në anën e Serbisë, me këtë veprim i kemi bërë autogol vetvetes. Me këtë gënjeshtër publike tashme të demaskuar, propaganda ruse e serbe do ta përdorë si shembull për të hedhur poshtë çdo prove e ngjarje që do të paraqitet para publikut.. për krimet që  kanë bërë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Image

Po ashtu, ai ka potencuar se Serbia do t`i mohojnë  akuzat ndaj përdhunimeve duke i përdorur fotografit e publikuar nga Brovina.

“Çfarë do të thotë Serbia? Në Kosovë nuk kanë ndodhur përdhunime. Ata gënjejnë. Marrin foto nga faqe pornografike dhe me ato foto mundohen ta dëshmojnë që në Kosovë kanë ndodhur përdhunime nga forcat serbe. Askush nuk do të na merre seriozisht. Skenaristi PDK qëllimisht e "amnistoi" Serbinë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat