Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit - Bota Sot
Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit

Politika

Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 20 maj 2019 Në ora: 09:54
Ushtarët e UÇK-së

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Shpend Pajaziti, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot” tregon se si iu ka bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai thekson se pas fillimit të luftës për çlirimin e atdheut me formimin e shtabeve të para lokale të UÇK-së është inkuadruar më 20. 04. 1998 në Shtabin Lokal në fshatin Dobrosh, komuna e Gjakovës ku komandant i tyre ishte Rifat Sylejmani.

“Fillimisht kemi qenë të angazhuar në detyra për vëzhgim të terrenit, roje për sigurinë e shtabit si dhe kemi pas të ngritura pikat e kontrollit në fshatin Kallavaj me vendasit e mi për evidentimin, kontrollim të hyrje daljeve të njerëzve të panjohur normalisht se kishim të bëjmë me gjendje lufte me një armik më barbar serb, andaj ne u detyruam që në afat sa më të shkurtër të organizohemi për mbrojtjen e fshatit dhe kudo që nevojitej tjetër”, thotë Jeto Pajaziti duke shtuar se është i lindur më 19.11.1979 në Dobrosh të Gjakovës dhe se shkollën fillore e ka të përfunduar në fshatin Sheremet, e të mesmen në Junik si dhe ka qenë pjesë e protestave dhe demonstratave që nga viti ‘88 deri në kohën e luftës.

Ai thotë se gjatë asaj kohe ka pasë dhe vëllain ushtar të UÇK-së, që fillimisht me shokë kanë shkuar në Shqipëri për furnizim me armatime ku edhe e kanë sjellë armatimin për tu armatosur bashkëfshataret e tij.

“Me armatosjen e ushtarëve të parë kemi filluar caktimin, përgatitjen e pozicioneve të luftimit për mbrojtjen e fshatit. Andaj me bashkëvendësit duhej që sa më parë t’i përgatisim gjegjësisht hapim istikamet dhe bunkerët për mbrojtje më të mirë në raste të sulmeve eventuale nga bombardimet serbe. Pasi që armikut serb për çdo ditë i ngushtohej territori i lëvizjes së lirë dhe ne forcoheshim, ku një mëngjes i hershem gjatë pjesës së dytë të muajit qershor ‘98 forcat çetnike serbe kanë ndërmarr një sulm të gjërë ndaj forcave të UÇK-së dhe popullatës civile në fshatrat: Dobrosh, Junik, Nivokaz etj. Vëllai ka marr pjesë në të gjitha luftimet në zonën e Dukagjinit, si në Voksh dhe Loxhë”, tregon ai.

Ai thekson se, për mbrojtjen e fshatit pothuajse ishin të përfshirë nga çdo familje, ku ditën e parë të luftimeve ka arritur në fshatin tonë.

“Poashtu për të na dalë në ndihmë Komandanti i Njësitit nga fshati Pacaj, Hysen Arifiaj dhe bashkëluftëtari i tij Vezir Ademi ku gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe të mbështetura nga artileria e vet garantoheshin pozitat tona dhe fshati, kur Vezir Ademaj tenton të avancoj te pozicioni i bashkëluftëtarëve tanë në anën e majtë të rrugës, sëpari ka arritur te pozicioni im afër rrugës në anën e djathtë ku isha unë me 5 apo 6 bashkëluftëtar derisa luftimet vazhdonin”, tregon ai.

Tutje, thotë se më pasë ai vazhdoi në drejtim të pozicionit të tij, kurse ata e mbulonin me zjarr Vezirin, i cili ka vazhduar nëpër një pjesë të livadhit për të arritur te pozicioni bashkëluftëtarëve tjerë.

“Pas kësaj, përnjëherë pa pritur hapet zjarr nga praga e armikut serb ku dhe bie dëshmori i parë Vezir Ademi, dhe më pas te ai pozicion tenton të arrijë Komandanti Hysen Arifaj që ende pa u ofruar afër trupit te Vezirit dy apo tre hapa qëllohet dhe merr plagë të rënda në pjesën e barkut. Menjëherë kërkon ndihmë dhe me sa mbaj mend tërheqjen e bëri Fazli Tahiri, Arton Haxhiu dhe Ali Pajaziti derisa ne të tjerët i mbulonim me zjarr, brenda 4 apo 5 minutave është bërë tërheqja dhe me një makinë është dërguar për në Spitalin e fshatit në Dobrosh që funksiononte në kuadër të UÇK-së, ndërsa ne kemi vazhduar luftimet”, vazhdon rrëfimin e tij, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tutje tregon se, përderisa komandanti i tyre u dërgua në spital për trajtim ndërkohë është bërë dhe tërheqja e trupit të dëshmorit Vezir Ademit.

“Derisa ato luftime kanë zgjat për 10 ditë ne jemi informuar se Komandant Hysen Arifaj që kishte arritur për ndihmë në luftime në fshatin tonë ai kishte ndërruar jetë në Spitalin e Irzniqit”, rrëfehet ai. Vazhdon...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...