Goditje e madhe për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun nga shteti i Austrisë - Bota Sot
Goditje e madhe për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun nga shteti i Austrisë

Politika

Goditje e madhe për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun nga shteti i Austrisë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 maj 2019 Në ora: 12:00
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Pas publikimit të një video, ku shihet ,tash, ish zv. Kancelari austriak, Strache, në lidhje të fshehta me mbesën e një oligarku rus të lidhur ngushtë me Kremlinin, erdhi edhe vendimi që Strache të jap dorëheqje nga posti i tij.

Këtë dorëheqje për “Bota sot” e ka komentuar profesori dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, duke thënë se koalicioni i Strache me Sebastian Kurz, kishte frymë antishqiptare dhe favorizim të Serbisë në koordinim miqësor me Rusinë.

“Zv. Kancelari austriak Strache dha dorëheqjen pas një skandali për lidhje të fshehta me mbesën e një oligarku rus të lidhur ngushtë me Kremlinin. Partia e Strache ishte bë koalicion me partinë Popullore të zotit Sebastian Kurz dhe kishte nën kontroll ministritë më të rëndësishme të Republikës së Austrisë, atë të Jashtme, të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Kontrolli i partisë së ekstremit të djathtë në këto ministri ishte kthyer në një shqetësim serioz për aleatët evropianë të Austrisë si dhe për Aleancën e Atlantikut, me të cilën Austria është e lidhur në Partneritet për Paqen. Por koalicioni qeverisës dha efekte negative për Ballkanin dhe shqiptarët, jo vetëm për lidhjet e Strache dhe partisë së tij me rusët dhe serbët, por edhe për bllokimin e politikave tradicionale të Austrisë për Ballkanin, Shqipërinë, Kosovës dhe vendet e tjera. Strache i kishte kërkuar zotit Kurz që ta tërheq njohjen e Kosovës. Ai u mbështet fuqishëm nga lobi i fuqishëm serb në Austri. Madje udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, javëve të fundit është angazhuar fort në përkrahje të kandidatëve të partisë ekstremiste të Strache për në Parlamentin Europian. E sponsorizuar nga kjo parti dhe ministrja e Jashtme e Austrisë, e cila kishte të ftuar në dasmën e saj presidentin rus, Vladimir Putin, loboi fuqishëm për idenë serbe dhe ruse për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe ndarjen e saj në favor të Serbisë”, është shprehur Bytyçi.

Image
Prof. Enver Bytyçi

Profesori përmend disa detaje të takimeve Thaçi-Vuçiq, ndërsa veçon atë në Alpach të Austrisë.

“Në Vjenë dhe vende të tjera janë takuar hapur dhe fshehtas disa herë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndonjëherë me praninë e Edi Ramës, ku janë bërë pazare të pista kundër integritetit territorial të Kosovës. Televizionet austriake çuditërisht u vunë në dispozicion të këtyre rrënuesve të pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Mjafton të kujtojmë debatin televiziv në Alpach të Austrisë, ku publikisht Vuçiq i kërkonte Thaçit ‘të mos i thotë të gjitha’ dhe ky i fundit thoshte ‘Jo, jo, unë do ta them hapur, ne do të punojmë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, me qëllim që t’i japim fund konfliktit mes nesh’. I gjithë spektakli ishte organizuar nga ministrja e Jashtme si përfaqësuese e partisë së ekstremit të djathtë, e cila ka dëshmuar dhe ajo afrimitet dhe miqësi të ngushtë me Rusinë dhe Serbinë, njësoj si edhe Strache”, ka thënë tutje Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Ai mendon se dorëheqja e zv. Kancelarit austriak, është një goditje e madhe për Thaçin, Ramën dhe Baton Haxhiun, duke shpresuar se fshehta me mbesën e një oligarku rus të lidhur ngushtë me Kremlinin.

“Dorëheqja e kreut të partisë së ekstremit të djathtë në Austri është pa dyshim një goditje për propagandistët e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, pra për Thaçin, Ramën, Vuçiqin dhe Baton Stanishiqin. Në Berlin u vunë themelet e ndërtimit të një projekti të ti, të pranueshëm në dialogun e Prishtinës me Beogradin. Duhet shpresuar se tashmë Austria do t’i bashkohet iniciativës dhe projektit të Berlinit. Unë besoj shumë se qëndrimet pro ndryshimit të kufijve në Ballkan të Kancelarit Kurz, të shprehura në Beograd dhe në takimin e tij me presidentin amerikan, Trump, kanë qenë pasojë e presionit të Strache. Austro-Hungaria e perandorit Franz Joseph, ato të ministrit të jashtëm të tij, Bertochld, dhe në vazhdimësi Austria e deri kohëve të sotme ka ndjekur një politikë dhe diplomaci të ndryshme nga kjo e fundit me Strachen në koalicionin qeveritar. Projekti Austro-Hungarez i realizuar sot në Ballkan është projekti i perandorisë Austro-Hungareze të para Luftës së Parë Botërore. Për shkak të refuzimit të këtij projekti filloi në Sarajevë Lufta e Parë Botërore. Strache, për shkak të lidhjeve me Serbinë dhe Rusinë iu kundërvu projektit tradicional austriak, duke predikuar Serbinë e Madhe. Këtë politikë antishqiptare e proserbe e përkrahën fuqishëm Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Stanishiqi i Kosovës”, potencon ai.

Prof. Bytyçi mendon se presidenti Thaçi është izoluar pothuajse plotësisht në idenë e tij serbo-ruse të ndryshimit të kufijve.

“Madje këta përkrahjen e ekstremit të djathtë në Europë e shpallën si mbështetje për projektin serbo-rus të ndryshimit të kufijve. Besoj shqiptarët kujtojnë se sa krenar shfaqej presidenti Thaçi, kur na thoshte se projekti i tij i ndryshimit të kufijve ka përkrahje ndërkombëtare. Tani ai çdo herë po izolohet dhe do të izolohet plotësisht. Në kushtet e këtij izolimi mos u çudisni kur të mohojë se paska patur një projekt të tillë. Madje ka filluar të shfaqet patriot i madh në opinionin e Kosovës, ndërkohë që nuk le rast pa shfrytëzuar që të përqafohet, flasë dhe intrigojë me Aleksandë Vuçiq dhe me Edi Ramën”, ka përfunduar Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...