Thaçit po i vjen fundi

Politika

Thaçit po i vjen fundi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 maj 2019 Në ora: 20:52
Hashim Thaçi

Njihet si njeriu që ndërron fjalët sipas interesit, respektivisht sipas asaj që kërkon masa. Ky është, kush tjetër, pos Hashim Thaçi, njeriu populist që nuk merr vesh fare nga politika largpamëse. Ka arritur deri tani me intrigat e tija, të mbetet në skenën politike, përmes manipulimit me ndjenjat dhe sinqeritetin e njerëzve. Thaçi, para disa ditësh ishte në emisionin Opinion në Shqipëri ku theksoi vendosmërinë e tij që taksa të mbetet, pasi “është e drejtë e institucioneve të vendit karshi propagandës serbe”. Ky ndryshim i qëndrimit të tij erdhi pas takimit në Berlin, aty ku kryeministri i vendit mori mbështetjen e Gjermanisë për taksën, dhe rrjedhimisht ra poshtë propaganda e Thaçit që të hiqet taksa.

Deri dje bënte propagandë që taksa të hiqet, tani e mbron atë, parashtrohet pyetja cili është Hashimi i vërtetë, Hashimi pro taksës apo kundër taksës ndaj mallrave serbe?. Mbase e vërteta qëndron në mes tek të dyjave, duke qene se njerëz të tillë pa “ kurriz” nuk mbajnë anë të parimeve dhe bindjeve, por ndryshojnë qëndrim varësisht prej interesit dhe situatës. Faktikisht nuk është hera e parë që Thaçi ndryshon bindje brenda natës, ka shumë raste të tilla, mjafton të përmendin Gjykatën Speciale, e cila shpërfaqi fytyrën e vërtetë prej gënjeshtari dhe mashtruesi.

Hashimi nuk ka arritur asnjëherë të fitojë besimin e qytetarëve, të cilët moti kohë e kanë parë kush është në të vërtetë “Gjarpri” që ndërron lëkurën sipas stinëve. Mbase, presidenti aktual ende mendon se qytetarët nuk e kanë parë fytyrën e tij të vërtetë, megjithëse maska i ka ra moti. Jo vetëm që nuk ka arritur të jetë I besuar, por Thaçi ka arritur të shfrytëzoj shumë njerëz edhe nga mediat, të cilët i besuan atij verbërisht, që pastaj rezultojë me dështim. Ka mjaft figura publike të cilat janë keqpërdorur nga Thaçi për të mbetur në pushtet, mirëpo kur e kuptuan qëllimin e tij të vërtetë iu kthyen kundër.

Fundi i diktatorëve vjen kur fillojnë të bëhen të egër karshi çdo njeriu që kundërshton, simptomë që po shfaqet çdo ditë tek presidenti i vendit duke u zën edhe me gazetarët të cilët “ po rrejnë” sipas presidentit aktual. Në daljet e fundit në publik dhe në debate televizive, Hashimi shihet në gjendje të mjeruar edhe mendore, duke qene se orvatjet e tija të fundit mashtruese po bien poshtë çdo ditë e më shumë. Sidomos sulmet verbale ndaj Gjermanisë janë të papranueshme, e të cilat i paraprijnë sulmet po ndaj Berlinit të Baton Stanishicit udhë lidhësi mes Beogradit dhe Ramës dhe Thaçit. Të gjithë këto janë pjesë e një skenari serbo- rus që synon forcimin e Rusisë dhe Serbisë në rajon, dhe për këtë u duhet ndihma e disa njerëzve me ndikim në mesin e shqiptarëve. Të gjitha këto natyrisht po kundërshtohen fortë nga opozita në Shqipëri dhe Kosovë, që nuk kanë asnjë interes kombëtar për të mbrojtur kryeministrat shqiptarë në dy vendet tona.

Duhet theksuar gjithashtu se çdo dështim i Thaçit, rrjedhimisht është në favor të Kosovës. Derisa po afrohet çdo ditë e më shumë përfundimi i mandate të presidenti të vendit, gjuha arrogante dhe primitive e Thaçit vetëm sa do të sforcohet, thua se për dështimet e tija i kanë fajet shoqëria dhe mediet. Fatmirësisht shumica e medieve i kanë kthyer shpinën këtij mashtruesi, përjashto ato që ende kontrollohen nga ai, pasi roli i medieve është i madh. Thaçit po i vjen fundi, gjarpri po e ndjen erën e fundit. Andaj ka filluar të sulmoj këdo që nuk pajtohet me te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat