Deputeti i LDK-së për koalicionin PAN: Po na turpërojnë dhe po na fyejnë çdo ditë e më shumë

Politika

Deputeti i LDK-së për koalicionin PAN: Po na turpërojnë dhe po na fyejnë çdo ditë e më shumë

Nga: N.H Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:32
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imet Rrahmani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për iniciativën e partisë së tij, për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Rrahmani lidhur me këtë, ka thënë se askush nuk ka çka të thotë më shumë rreth nevojës urgjente të shpërbërjes së parlamentit dhe ikjes së këtij koalicioni skandaloz.

Image
Imet Rrahmani

“Unë nuk kam shumë se çka të them. Besoj se askush nuk ka shumë se çka të thotë rreth nevojës urgjente të shpërbërjes së parlamentit dhe ikjes së këtij koalicioni skandaloz. Keq qeverisja dhe jo funksionaliteti i Kuvendit e ka zanafillën me koalicionin e PAN -it. Sikur nuk u mjaftuan me keqmenaxhim të buxhetit, me skandale të njëpasnjëshme në politikën e brendshme dhe të jashtme, këta shkuan edhe më larg, po na turpërojnë dhe po na fyejnë çdo ditë e më shumë”, shprehet deputeti nga radhët e LDK-së

Tutje, ish-ministri i shëndetësisë pyet edhe për veprimet e fundit nga deputetët e pozitës, për të cilat thotë se janë diskutime të porositura e iniciativa që asgjë nuk do të prodhojnë.

“A nuk janë të tilla veprimet e fundit në parlament? Ka ardhë puna me ba skenarë prej ma të ndryshmeve, diskutime të porositura e iniciativa që asgjë nuk do të prodhojnë përveç shfrytëzimit të sakrificës së popullit shqiptar për liri, për përfitime eventuale personale dhe të një grupi të vogël njerëzish”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime me Vetëvendosjen e Partinë Social-Demokrate për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend. Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën”, ka thënë mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat