Adem Salihaj tregon a do të iu bashkohet PSD-ja, LDK-së dhe VV-së për rrëzimin e Qeverisë

Politika

Adem Salihaj tregon a do të iu bashkohet PSD-ja, LDK-së dhe VV-së për rrëzimin e Qeverisë

Nga: D.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:45
Adem Salihaj

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka konfirmuar takimin me Albin Kurtin dhe ka bërë ftesë për Shpend Ahmetin që të diskutojnë për mocionin e rrëzimin të Qeverisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, paralajmëroi takim, dhe ky i fundit e ka mirëpritur këtë iniciativë. Madje ai ka bërë të ditur se PSD-ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Adem Salihaj  ka thënë për “Bota sot” se ftesa e kryetarit të LDK-së, që PSD-ja t'i bashkëngjitet LDK-së dhe VV-së për rrëzimin e qeverisë, vështirë se do të pranohet, kjo për faktin se PSD-ja tashmë është njëfarë pozite pa pushtet.

Sipas tij, PSD-ja është akomoduar në disa pozita të parëndësishme, por është e kënaqur, që ka marrë disa thërrmija.

“Duke pasur parasysh pozitën e keqe të PSD-së dhe frikën që nuk do ta kalojë pragun zgjedhor, besoj se ajo do të mundohet t'i shtyjë sa me gjatë zgjedhjet dhe të rrijë në këtë formë të njëfarë pozite pa pushtet. Besoj se PSD-ja do të arsyetohet si zakonisht, se nuk do ta rrëzojë qeverinë bashkë me Listën Serbe, edhe pse kjo qeveri është formuar dhe ekziston vetëm duke iu falënderuar listës serbe. Pra, PSD-ja po vepron, sipas parimit që të mos jetë parimore”, ka thënë ish-deputeti Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat