Klithjet palidhje të Milaim Zekës dhe “miza pas veshit”, veprimtari i njohur zbulon lidhjet e tij me SSH-në e viteve 70/80-të

Politika

Klithjet palidhje të Milaim Zekës dhe “miza pas veshit”, veprimtari i njohur zbulon lidhjet e tij me SSH-në e viteve 70/80-të

Nga: N.H Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:06
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, njihet si një ndër deputetët më të zëshëm të kësaj legjislature. Ai shpeshherë është bërë cak i mediave, për shkak të deklaratave të tij dhëna nga foltorja dhe nga holli i Kuvendit.

E tillë ishte edhe deklarata e fundit. Zeka për “çudi” kësaj radhe i doli në mbrojtje deputetes së PDK-së Flora Brovina për publikimin e fotografisë, për të cilën pretendonte se ishte shkrepur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Veprimtari politik, Sali Rexhaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke folur për deklaratat e fundit të deputetit Milaim Zeka, ka thënë se ky i fundit e ka “mizën pas veshit”, prandaj, sipas tij, deputeti i Kuvendit të Kosovës, “klithë shpesh palidhje”.

“Jam shumë mirë i informuar me dosje të bashkëpunëtoreve të SSH-së në vitet 70/80. Milaim Zeka e ka “mizën pas veshit”, prandaj, klithë shpesh pa lidhje dhe sulmon majtas e djathtas pa asnjë fakt”, është shprehur Rexhaj, për gazetën “Bota sot”.

Mes tjerash, Rexhaj ka potencuar se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), është një organizatë fantome, dhe se deri më tani nuk dihet se me çka është marrë, dhe se kujt i ka raportuar.

Image
Sali Rexhaj

“SHIK-u më shumë është organizate fantome, deri sot nuk dihet se me çka është marrë, dhe kujt i ka raportuar, nga kush është financuar. Më shumë është spekuluar më të, dhe i ka shërbyer vetëm një klani të caktuar. Siç po quhet tani Klani Pronto”, ka thënë mes tjerash veprimtari Sali Rexhaj për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se në gusht të vitit 2017, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, do të mbante një fjalim të ashpër para deputetëve. Ndër të tjera, ai kishte pasur një replikë interesante me deputetin nga radhës së Nismës Socialdeomokrate, “Milaim, ku e ke znaçkën se je prej Abrie”, i kishte thënë Veseli Zekës gjatë kësaj seance.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat