Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Qeveria me kryeministrin më të dobët - turpi botës

Politika

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Qeveria me kryeministrin më të dobët - turpi botës

Nga: N.H Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:41
Qeveria Haradinaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qeveria aktuale, e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, është ekzekutivi me kryeministrin më të dobët që ka pasur Kosova deri më tani.

Tali gjithashtu ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që paralajmëroi takime me kryetarët e partive tjera opozitare për të nisur mocionin e mosbesimit.

Image
Driton Tali

“Kjo është qeveria më kryeministrin më të dobët që e kemi pasur deri tani. Qeveri e cila pati skandale pothuajse në baza ditore. Ishte turpi botës me 5 zëvendëskryeministra, 25 ministra, 80 ministra e mese 200 këshilltarë - për një Kosovë me më pak se 2 milionë banorë e papunësi dhe korrupsion enormë. Për gjithë ata politikanë që kanë ambicie për tu bërë kryeministër, Haradinaj duhet t’u shërbejë si mostër se si nuk bënë të bëhen. Nëse partia që udhëheqin ata nuk është dominante në koalicionin qeverisës, më mirë mos t’ia mësynë postit të kryeministrit, sepse në mungesë të fuqisë politike ngelin palaço”, ka thënë Tali, për gazetën “Bota sot”.

Sipas ish-deputetit, për Haradinajn më mirë është që energjinë ta përqendrojë në reformimin dhe fuqizimin e partisë.

“Pra, ma mirë është që energjinë e tyre fillimisht le ta përqendrojnë në reformimin dhe fuqizimin e partisë së tyre, dhe pastaj majave të qeverisë. Për këtë arsye, unë që nga fillimi kam kërkuar që kjo qeveri të bie sa më parë. Natyrisht, për interes të Kosovës, por, edhe për interes të Haradinajt dhe AAK-së. Sepse, sa më herë që bie, aq më pak digjet”, shtoi ish-deputeti.

“Shikoni se çfarë i bëri pushteti komandant Smajlit (vëllai i dy heronjve). Me falë tokë, siç thoshte vet, "të larë me gjakë nga shumë breza", Çakorri”, ka pëfunduar ai.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar vazhdimisht me Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partinë Sociale Demokrate për të siguruar votat që do të rrëzonin qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur, vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat