Në Kosovë përfaqësuesit institucional degradojnë nga përgjegjësitë dhe nga gjuha e të folurit

Politika

Në Kosovë përfaqësuesit institucional degradojnë nga përgjegjësitë dhe nga gjuha e të folurit

Nga: A.M. Më: 21 maj 2019 Në ora: 23:14
Kuvendi i Kosoves

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demailaj, të hënën në seancën e Kuvendit, e quajti “kriminel” deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin. Demaliajt i është ngritur aktakuzë për fryrje të listës së veteranëve.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri ka thënë për “Bota sot” se në Kosovë përfaqësuesit institucional degradojnë nga përgjegjësit dhe rrjedhimisht edhe nga gjuha e të folurit.

Sipas tij, në demokraci dihet se është mendimi i lirë dhe veprimet politike janë komfor programeve dhe ideologjive që përfaqësojnë duke mos lerë anash as interesat, por një degradim kaq i pashembullt në Kuvendin e Kosovës është përtej çdo logjike të shëndosh dhe të arsyeshme njerëzore dhe politike.

Image
Ismet Haziri

“Një specifikë tjetër që duhet theksuar, është fakti se çdo ulëse e Kuvendit të Kosovës, e ka çmimin e gjakut të njomë të bijave dhe bijve me të mirë, që ka pasur kombi. Prandaj duhet të kenë kujdes si Demalija, e Hoti e Zeka dhe të tjerët në qëndrimin dhe gjuhën që po e aplikojnë në institucione, ngase plagët e familjarëve për të rënët i kanë shumë të freskëta dhe sjelljet e tilla sa i rrisin këto plagë dhe mërzinë e nënave, grave , fëmijëve e motrave. Jo vetëm kaq, ndër të tjera kjo sjellje është edhe tregues i mosnjohjes se gjuhës institucionale dhe degradim edhe i traditave zakonore, të cilat janë me vlera të larta morale dhe me respekt për palët kur flasin”, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat