Mocioni kundër Qeverisë: Mehmeti i tregon pozitës skenarin - Bota Sot
Mocioni kundër Qeverisë: Mehmeti i tregon pozitës skenarin

Politika

Mocioni kundër Qeverisë: Mehmeti i tregon pozitës skenarin

Nga: D. B. Më: 22 maj 2019 Në ora: 20:08
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Opozita duhet të jetë e kujdesshme shumë në rastin e mocionit, pasi në rast se dështon ky mocion vetëm sa do të forconte Qeverinë, e rrjedhimisht do të dobësonte edhe opozitën.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se pikërisht për këtë opozita duhet që së pari të sigurojë votat e mjaftueshme për të fituar mocionin ndaj qeverisë e pastaj të reagojë.

“Nëse e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave duhet që sa më parë ta hedh në kuvend, ndryshe lë të pres derisa të ketë numrat e nevojshëm. Në njërën anë opozita thotë se aktualisht nuk i kemi numrat që nënkupton së ky mocion nuk do të ndodh së shpejti.  Megjithatë nëse ndodh dhe Qeveria i mbijeton do të ishte dështim i madh i opozitës”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...