Rexhep Selimi për Tribunalin kundër Serbisë: Nëse BE-së i "dhemb" kjo gjykatë, neve po na "dhemb" gjykata kundër UÇK-së

Politika

Rexhep Selimi për Tribunalin kundër Serbisë: Nëse BE-së i "dhemb" kjo gjykatë, neve po na "dhemb" gjykata kundër UÇK-së

Nga: G.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 20:53
Rexhep Selimi

Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar iniciativën e Kuvendit të Kosovës për të themeluar një tribunal për krimet serbe në Kosovë.

Se a duhet të vazhdohet iniciativa e nisur, pavarësisht kundërshtimit të BE-së, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në vend se të harxhojmë mund duke kërkuar një gjykatë të tillë, duhet ta bëjmë një gjykatë vendore që t’i ulim në bankën e të akuzuarve këtu.

“Në vend që të bëjmë përpjekje për të synuar gati të pa mundshmen, ne duhet që të veprojmë për të mundshmen. Pra, në vend se të harxhojmë mund duke kërkuar gjykatë ndërkombëtare për krimet serbe, le ta bëjmë një gjykate vendore që kriminelet t’i ulim në bankën e të akuzuarve këtu”, është shprehur ai.

Selimi thotë se nëse BE-së i “dhemb” kjo gjykatë, edhe neve po na “dhemb” gjykata kundër UÇK-së.

“E, nëse BE-së i "dhemb" kjo gjykatë, atëherë edhe neve po na "dhemb" gjykata kundër UÇK-së. Nëse për ata, një gjykatë kundër kriminelëve është e pa pranueshme, edhe për në gjykata kundër çlirimtarëve është e pa pranueshme”, ka vlerësuar deputeti i VV-së.

Sipas Selimit, Veseli ka gabuar duke u futur shtigjeve të mbyllura, duke shtuar se as BE dhe as PDK nuk janë të gatshëm për më shumë se sa një lojë kur flitet për krimet serbe.

“Veseli ka gabuar që po kërkon t'i bie shtigjeve të mbyllura duke u përpjekur për një gjykatë ndërkombëtare duke e pasur shtegun e hapur për gjykatë vendore. Edhe BE edhe PDK nuk janë të gatshëm të bëjnë diçka më shumë sesa një lojë fjalësh kur flasin për krimet serbe”, ka deklaruar Rexhep Selimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat