Hajdar Beqa jep dorëheqje, e morët në qafë Kosovën - Bota Sot
Hajdar Beqa jep dorëheqje, e morët në qafë Kosovën

Politika

Hajdar Beqa jep dorëheqje, e morët në qafë Kosovën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 maj 2019 Në ora: 07:56
Hajdar Beqa

Monopoli që diktohet nga njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën e ka stagnuar shumë ngjalljen e ekonomisë të vendit dhe si i tillë ka ndikuar që mos të kemi vende të punës. Së fundi doli në pah skandali me protagonist Hasan Beqa, vëllai i deputetit në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, i cili ne rolin e sekserit ka  kërkuar nga një biznesmen gjakovar 33 përqind të aksioneve të kompanisë së tij në shkëmbim të një nënshkrimi nga komuna. Ky skandal erdhi pa një hulumtimi nga mediet që shfaq lojën e pistë të vëllait të deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, pa të cilin biznesmeni nuk do të mund të arrinte të merrte kontratë. Për më tepër Hajdar Podrimaj, biznesmeni që iu kërkua 33 % aksione,  ka provë një mesazh në telefon ku i kërkohet dëshmia se aksionet janë bartur në emër të Hasan Beqës. Nëse aksionet nuk barten në emër të Hasanit nuk ka as kontratë, e kjo dëshmon më së miri shtetin e kapur nga mafia. Përndryshe kujtojmë se Hajdar Podrimja është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’. Kjo kompani në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës. Prandaj mafia veproi duke e kushtëzuar nënshkrimin me dhenie të aksioneve. Pa dyshim se Hasani është pjesë e mafias në pushtet, e instaluar përmes PDK-së, që arrin të manipuloj dhe shtanzhoj biznesmenet e ndershëm. Faktikisht kjo hallkë e krimit, ku bën pjesë edhe prokuroria, dëshmon më së miri agonin në të cilën lëndon shteti i Kosovës.

Lidhjet e politikës mafioze me prokurorë dhe gjyqtarë i dëshmon vet Hasani, sipas të vëllait, Hajdar Beqa ka lidhje të mira me gjyqtarët dhe se nëse e përmendim “mund të na bën ndonjë padi”. Pikërisht se nuk jemi shtet i të drejtës, dhe si të tillë jemi degraduar, përndryshe në një shtet që sado pak do të respektonte parimet e demokracisë, ky skandal do të lëkundte themelet e qeverisë. Kur dihet se këtu shteti udhëhiqet nga mafia, s`ke çfarë të pretendosh se ky skandal do të trondisë vendin, apo se dikush do të rezultojë me dorëheqje. Hasani, njëri ndër mafiozet e klanit “ Pronto” shërben si sekser i vëllait dhe qeverisë, për lidhjet e kontratave, tenderëve dhe çdo gjë që ka të bëjë me paranë. Natyrisht se Hasani, përmes vëllait të tij ka krijuar lidhjet të forta më politikanët kryesor të vendit, e kjo dëshmohet edhe nga fotot e tija të postuara në Facebook ku shihet edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ministra e deri tek deputetë tjerë të kuvendit. Për mos të harruar edhe fotot me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Kjo dëshmon se tenderet nga MTI jepen përmes Hasanit, pa të cilin nuk mundet askush të fitojë asnjë tender. Ka shumë raste, ku edhe investitorë të huaj nga Hasanët kanë ikur nga vendi, pasi u është kërkuar përqindje e tenderëve. Tipat si Hasani, që kanë fituar pushtet përmes forcës dhe kërcënimeve janë rreziku më i madh i vendit, të cilët s`po lënë njerëzit e ndryshëm të hapin sytë. Për të dëshmuar sado pak që u ka mbetur njerëzi vet kryetari i PDK-së duhet t’i kërkoj Hajdar Beqës që të jep dorëheqje, ndryshe propaganda për Dekadën e re del të jete blof sa për të mbuluar kapjen e shteti, me njerëz si Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...