“Haradinaj sheh ëndrra me sy çelur”

Politika

“Haradinaj sheh ëndrra me sy çelur”

Nga: D. B. Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:40
Ramush Haradinaj

Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj kohë më parë ka thënë se, është viti ku Qeveria do të merret me zhvillime ekonomike, megjithatë ai e ka heshtur plotësisht këtë çështje, madje kjo Qeveri thuajse ka dështuar të trajtojë problemet e ekonomisë.

Deklarimi i kryeministrit që viti 2019, do të jetë vit i zhvillimit ekonomik deri më tani, nuk ka ndonjë një shenjë ekonomike që të reflektojë në zhvillim ekonomik

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustaf Kadriaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se si rezultat nuk do të jetë më shumë, sesa një deklaratë, një dëshirë, apo ëndërr me sy qel, e kryeministrit Haradinaj.

“Kryeministrin Haradinaj nuk mund ta ndalojmë të ëndërroj me sy çelur, por ai duhet ta kuptoj që kjo nuk është e drejt,  që të sakrifikohen dy milion qytetar dhe njëherit të ulë inteligjencën, përderisa qyteti një hap e para tentoj që të largohet nga Kosova, pikërisht për shkak të mos perspektivës në Kosovë. Qeveritarët nuk duhet të luajnë ndjenjat e qytetarëve dhe me deklarime të pa baza ekonomike. Sepse tani e tutje, të vetmin veprim të ndershëm që mund të bëj duke ikur në shtëpi, është që ai t’ia lëshojë rrugën një Qeverie tjetër më kredibile, sepse çdo ditë më këtë qeveri do të jetë edhe më e dobët me premtime rreth ekonomisë”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustaf Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat