Urimet e kryeministrit për liberalizim, Krasniqi e quan qesharak, vizat nuk varen nga Haradinaj

Politika

Urimet e kryeministrit për liberalizim, Krasniqi e quan qesharak, vizat nuk varen nga Haradinaj

Nga: A.M. Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:48
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Faik Krasniqi e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se nuk do të ketë viza në qershore, por do të ketë lajme të mira në vjeshtë.

Krasniqi në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se kryeministri ka filluar të doket qesharak duke dhënë data se kur do të ndodh liberalizimi i vizave, pasi që ato nuk varen nga ai.

“Kryeministri Haradinaj ka filluar të bëhet qesharak duke dhënë data se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Nga një premtim në tjetrin. Edhe ky me gënjeshtra si paraardhësit e tij. Liberalizimi i vizave nuk varet nga kryeministri Haradinaj, dhe s'ka nevoje vazhdimisht të na gënjejë”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Për më tepër, ai ka sugjeruar kryeministrin që të lobojë  tek shtete që janë skeptike rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ai duhet të lobojë tek shtete që janë skeptike rreth liberalizimit të vizave, në veçanti tek Franca që pas Gjermanisë është shteti i dyte me i madh brenda BE-së. Nëse Gjermania e bind Francën, atëherë liberalizimi i vizave ndodh shumë shpejt. Ose taksen ndaj Serbisë ta përdore në këmbim të heqjes së vizave. Përndryshe, as ketë vit s'do këtë liberalizim të vizave për qytetaret e getoizuar të Kosovës!”, ka përfundaur Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat