Vazhdon rrëfimi i luftës ballë për ballë në Koshare, si dëgjova për vrasjen e Agim Ramadanit gjatë luftimeve

Politika

Vazhdon rrëfimi i luftës ballë për ballë në Koshare, si dëgjova për vrasjen e Agim Ramadanit gjatë luftimeve

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 23 maj 2019 Në ora: 20:45
Ushtarët serb të vrarë

Në vazhdimin e rrëfimit të katërt të bashkëluftëtarit të dëshmorit të kombit, Fadil Malokut “Mortajës”, Jeton Pajaziti flet për zhvillimet e luftës se 11 e deri 16 prillit të vitit 1999 në Koshare.

Po këtë ditë, sipas tij, forcat e motorizuara serbe tentonin që të nisen rrugës nga fshati Botushë për në drejtim të fshatit Koshare dhe përnjëherë i kanë goditur me top 75 mm poashtu edhe me PM-12.7 mm gjë që menjëherë vërehej tërheqja e tyre mbrapa.

Ai tregon se, në Botushë qëndronin të maskuar një numër i madh i ushtarëve serb të cilët i kanë sulmuar.

“Gjithashtu edhe në drejtim të Shkozës kemi sulmuar në forcat e gjalla serbe. Atë ditë janë zhvilluar luftime të ashpra në tërë vijën e frontit ku forcat serbe tentonin me granatime të asgjësonin forcat tona të gjalla dhe ti rikthenin përsëri pozicionet dhe territorin e humbur. Edhe pse ishim me numër shumë pak rezistenca jonë ndaj armikut ishte e mjaftueshme, madje kemi arritur që ta hutojmë armikun dhe nuk dinin se a po luftojnë me UÇK-në, apo me trupa të NATO-së trupat tokësore. Kjo bindje ishte krijuar te armiku gjëja se NATO po lufton në tokë jo veç nga ajri, këto fjalë i kemi dëgjuar në radiolidhje nga vetë serbët”, rrëfen Pajaziti.

Luftëtari thekson se edhe përkundër luftës së mirë nga ana e tyre, ata atë ditë kishin humbur tre bashkëluftëtarë dhe ka pasur të plagosur të tjerë, mirëpo armikut thotë se i kanë shkaktuar shumëfish humbje më të mëdha.

“Mungesa e Agimit që nga rënja e tij vërehej, nuk dëgjohej zëri i tij, mirëpo për ne ushtarët është mbajtur sekret e sidomos për ushtarët e ri. Për rënien e Agimit dëshmor unë kam dëgjuar me 14 Prill 1999 nga bashkëluftëtarët. Deri më 16 prill kam vepruar me top 75 mm nga pozicioni i Rrasës në dy drejtime, mirëpo është për tu habitur se forcat serbe edhe gjatë natës kohë pas kohe i granatonin pozitat tona. Më 16 prill 1999 është kërkuar nga Saliu që t’i bashkëngjitesha në luftime Saliut dhe ju bashkëngjita njësisë “Cobra”. Derisa Sali Çekaj me Naser Vllasin kanë biseduar rreth detyrave tona, Saliu ka kërkuar nga një grup të shkojmë me Naserin. Aty në grup isha unë i caktuar së bashku me Arif Malokun dhe Milaim Mazrekun ku sa më parë kërkohej me arrit në vijën e parë të luftimeve që zhvilloheshin luftimet. Posa kemi arritur në afërsi te Kroit të Mehmetit kemi vërejtur se ishte plagosur komandant Skënder Hasanxhekaj në pozicionet sulmuese”.

“Komandant Naseri ishte vendosur në pozicionin mbrojtës unë, Arifi dhe Milaimi jemi vendosur përball tij 10-15 metra largësi ku arrin Komandant Saliu me Milaimin i cili vendoset pran nesh. Milaimi duhej të ishte pranë topit, mirëpo në mungesë të ushtareve Saliu e kishte marr me veti. Arif Maloku ishte në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë ka arritur Fadil Maloku ”Mortaja” me vrap dhe është vendosur pranë një trupit me një gjatësi afërsisht 1 m dhe trashësi mbi 1 m dhe menjëherë ka hapur zjarr në forcat e armikut ku janë zhvilluar luftime shumë të afërta më pak se 10 metra”, tregon ai.

Ai shton se, pasi komandant Saliu u bindë se përball tyre ishin forcat serbe dha urdhër që të hapin zjarr në drejtim të forcave të gjalla serbe.

Sipas tij, forcat serbe po ashtu kishin mbështetjen e fortë të artilerisë së vet.

“Mirëpo distanca e luftimeve ishte aq e afërt sa që ne rezistonim me efikasitet të lart njëkohësisht nga artileria jonë granatoheshin pozitat serbe, gjatë luftimeve isha afër pozicionit të Arifit. Me sy në të isha kur u qëllua nga snajperisti serb në pjesën e sipërme të buzës dhe fytyrës në anën e djathtë, menjëherë është afrua Milaim Mazreku për ti dhanë ndihmën e parë dhe është bërë tërheqja e tij deri afër Rrasës së Koshares, ndërsa ne kemi vazhduar luftimet me forcat serbe ku ishim në avantazh derisa unë vlerësova se erdhi momenti të bëjë një lëvizje në drejtim të pozicionit të Fadilit në atë moment me kërkohet nga Komandant Saliu që mos të vazhdoja lëvizjen para, mirëpo unë e bëra...”. Vazhdon...

Lexoni edhe rrëfimet paraprake:

Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit

Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite nga serbët

Si zhvillohej lufta në Koshare me 9 dhe 10 prill, rrëfen luftëtari i cili gjuajti me top forcat serbe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat