“Ramush Haradinaj si Dhurata Hoxha” - Bota Sot
“Ramush Haradinaj si Dhurata Hoxha”

Politika

“Ramush Haradinaj si Dhurata Hoxha”

Nga: A.M. Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:36
Dhurata Hoxha,

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se qytetarët e Kosovës mund të marrin lajme të mira në vjeshtë për liberalizimin e vizave

“Mendoj se në Vjeshtë do t’i kemi lajmet e mira. Qershori është shumë afër dhe me hy në agjendë e mu zbatu edhe për qeverinë tonë me përgatitë tema nuk është thjeshtë”, ka deklaruar Haradinaj për “Bota sot”.

Lidhur më këtë deklaratë, analisti politik, Ali Hertica, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se Haradinaj ka paralajmëruar që në qershor të ketë liberalizim të vizave, por del që i ka ngatërruar stinët.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë në  qershor, por tani duket se u ngatërruar me stinët e vitit sepse tani i doli vjeshta. Ai pat thënë para mediave dhe publikut se me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë por ende ku ka dhe plotësisht liderët se kur do ketë viza por thuajse edhe  Haradinaj po del si Dhurata Hoxha vetëm për egot dhe popullzimin e tyre me data dhe muaj të rrejshëm, sepse shumë lider Kosovar kanë një parashikime se regjimi i vizave për kosovarët për udhëtim në vendet Shengen mund të hiqet në muajin shtator 2019”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Ali Hertica

Hertica për “Bota sot”, ka thënë se në këtë kohë po zhvillohen zgjedhjet parlamentare ne Bashkim Evropian, si dhe ka shpjeguar mënyrën se si mund të hyjë Kosova në agjendën evropiane si dhe procedurat të cilat duhet t`i kalojë.

“Në Bruksel askush nuk guxon të flasë për datë të heqjes së vizave për kosovarët. Madje pak ka diplomatë, të cilët dëshirojnë të flasin për këtë punë në kohën kur Bashkimi Evropian është duke zgjedhur parlamentin e ri, i cili sfidohet nga populizmi i djathtë. Sipas rregulloreve të marrëveshjes Shengen që të kalojë vendimi për liberalizimin e vizave duhet të ndodhin dy gjëra: Vendi që mban presidencën e BE-së duhet ta fusë çështjen në agjendë dhe vota duhet të përkrahet nga "shumica e kualifikuar”. Në gjashtëmujorin e parë 2019 Rumania mban presidencën e Bashkimit Evropian. Ajo duhet ta fusë këtë çështje në agjendë. Mundësia që të ndodhë kjo nuk është shumë e madhe, pasi ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk duket se Bukureshti do të mund ta përkrahë apo të marrë një iniciativë për afrimin e Kosovës në BE.  Duke marrë këtë parasysh, nëse të gjitha vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe janë në Shengen votojnë kundër dhe këtyre ju bashkëngjitet edhe Franca dhe Holanda që momentalisht janë kundër me deklarata, atëherë vota nuk do të kalojë. Nëse njëra nga vendet që nuk e kanë njohur, Kosovën por janë pozitivisht të disponuara ndaj vendit, si Greqia dhe Sllovakia, do votonte pro, atëherë vota do të kalojë edhe pa Francën dhe Holandën. Për Kosovën është koha e fundit që qytetarët e saj të çlirohen nga gjendja aktuale e izolimit. Kosova është shteti i vetëm në rajon ku qytetarët e saj janë të privuar të lëvizin pa viza në zonën Shengen”, ka deklaruar Hertica për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...