“Askush nuk e dinë kur Kosova do të ketë liberalizim të vizave”

Politika

“Askush nuk e dinë kur Kosova do të ketë liberalizim të vizave”

Nga: A.M. Më: 25 maj 2019 Në ora: 17:55
Ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi, një prononcim për “Bota sot”  e ka komentuat deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se mund të ketë lajme të mirat në vjeshtë rreth liberalizimit të vizave.

Krasniqi për “Bota sot”, ka thënë se Haradinaj mund të ketë marrë një konfirmim për vizat , por mund të jenë fjalë të kota

“Kryeministri Haradinaj e ka pranuar një konfirmim lidhur me liberalizimin e Vizave,  mirëpo datë apo afat të caktuar nuk ka se kur do të ndodh ai proces.  Deklarata fjalë të mira kemi marrë edhe më herët, mirëpo vetëm fjalë të kota kanë qenë ato asgjë më shumë,  e çka do të thotë së mund të jetë vetëm një vazhdimësi e premtimeve të BE-së,  realisht të gjithë qytetarët e dinë se kjo do të ndodh një ditë,  por askush nuk e dinë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se  nëse do të ketë kushtëzime në dialogun me Serbinë ose nëse refuzohen kërkesat e BE-së nuk do të këtë liberalizim të vizave.

“Nëse nuk e kushtëzojnë dialogun me Serbi, nëse nuk i refuzojmë kërkesat e Brukselit, nuk do të kemi edhe lëvizje të lirë, pas që edhe shtetet që kanë  qenë pro këtij procesi,  sot janë kundër siç është rasti me Francën. Gjithashtu urime për liberalizim marrim qe 5vite nga krerët e shtetit, por kjo s`ka ndodhur akoma!..”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat