Akuza të rënda për Kadri Veselin: Është dhunues, hajn, plaçkitës dhe shkatërrues i shtetit - Bota Sot
Akuza të rënda për Kadri Veselin: Është dhunues, hajn, plaçkitës dhe shkatërrues i shtetit

Politika

Akuza të rënda për Kadri Veselin: Është dhunues, hajn, plaçkitës dhe shkatërrues i shtetit

Nga: N.H Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:14
Kadri Veseli

Prof. dr. Binak Maxharraj në një bisedë të gjatë për gazetën “Bota sot”, ka komentuar aferën në të cilën është përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, emri i të cilit po lakohet në një videoincizim, ku kërkohen 200 mijë euro prej një biznesmeni.

“Skena politike në Kosovë është aq e korruptuar me skandale, sa që pushtetarëve nuk ju vije as marre, nuk kanë turp ndaj popullit të vet, janë të pafytyrë, të paedukuar, të pakulturuar. Korrupsioni ua ka mbuluar fytyrën të pafytyrë, për këta nuk ekzistojnë as prokurori e as gjyqe sepse ato janë të tyre. E kanë kapur shtetin në çdo sferë, janë dhunues, hajna, plaçkitës dhe shkatërrues të shtetit. Njeri ndër ta është edhe më i padijshmi, i paedukuari, i pakulturuari Kadri Veseli, i cili është se bashku me Hashim Thaçin janë figurat më tragjike në vend. Kadri Veseli sikur hajnisht hyri nëpër derën e politikës. Nëse atij i kanë shkuar mirë punët e mafisë së nëntokës, këto të mbi tokës nuk po i shkojnë bash hiç. Ky njeri nuk dinë të punoi nëpër dritë. Kjo do të thotë së Kadri Veseli hyri dhunshëm në politik. Në dy legjislatura u zgjodh për kryeparlamentar me zor, sepse ishte jo i pranueshëm”, ka thënë Maxharraj.

Mes tjerash njohësi i zhvillimeve politike në vend ka thënë se Veseli është krijuesi i skenave të ulëta në Parlamentin e Kosovës, dhe se kjo legjislaturë nën udhëheqjen e Veselit është njëra ndër më të dobëtat që nga paslufta.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Në legjislaturën e fundit u deshtë tre muaj “pisleçesh” për tu bërë kryeparlamentar. Por, punët e kryeparlametarit nuk po i shkojnë hiç mirë. Është një njeri i komplikuar së pari me vetën, e tani më të tjerët, është një njeri që haber nuk ka në politik, një njeri i cili nuk ka gajle për mirëvajtjen e Parlamentit, por është krijues i skenave të ulëta në Parlament, çfarë do të thotë se kjo legjislaturë është njëra ndër më të dobëtat, më të dështuarat nga paslufta. Por, ajo së çfarë është e rëndësishme se Kadri Veselit po i shkojnë mirë punët e “pas dorës” ato të padukshmet, por të qasshme, punët e mafisë politike duke u përzier në afera të ndryshme të korrupsionit, veç ka hyrë në lojërat më mafitë e fajdeve, detyrimeve, etj. Ata sot po dalin haptas, publikisht duke theksuar së Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti në hije janë të përzier në këto punë të pista, duke i kushtëzuar se për punën e kryer duhet me la gojën bile mirë”, shprehet Maxharraj.

Mes tjerash, Maxharraj ka potencuar se këto afera, por edhe aferat dhe skandalet tjera që do të dalin në vazhdimësi e bëjnë edhe më shqetësuese situatën politike në Kosovë.

“Afera korruptive rreth spitalit privat në oborrin e QKUK-së nxori në dritë se “në hije” ishin të përzier. 840 mijë euro janë haraç i janë kërkuar Faton Dalladakut për Veselin dhe Halitin. Kontrata do të duhej të nënshkruhej në Pëje në prani të Veselit dhe Halitit thotë avokati i Dalladakut, Skender Musa. Emri i Kadri Veselit lakohet edhe në aferën e Llamakosi. Këto afera, por me siguri edhe afera dhe skandalet tjera që do të dalin në vazhdim pasi që u hapë “kutija e pandorës”, e bëjnë edhe më shqetësuese situatën politike në Kosovë në të cilat janë përfshijë njerëzit e mëdhenj të pushtetit. Kujtojë së kjo aferë në të cilën gjendët edhe Kadri Veseli nuk arsyetohet me asgjë. Ky njeri duhet që menjëherë të tregohet siç thuhet parlamentar dhe urgjentisht të jep dorëheqje për aferat dhe skandalet e publikuar. As kush në botë nuk rrezikon që të etiketon dikë pa ndonjë shkas. Njerëzit po flasin haptas. Duhet të reagojë edhe drejtësia. Po si të reagojë drejtësia e kapur pikërisht nga këta njerëz,është non sens. Është non sens sepse krejt kjo rrjet e mafisë politike në Kosovë janë të lidhur njeri me tjetrën, ia kanë dhënë besën njeri-tjetrit”, ka thënë ai.

Tutje ai ka theksuar se krerët e shtetit janë të lidhur dhe se po të shkëputeshin që të gjithë do të dilini se janë të përzier në shumë punë të pista në keqtrajtimin e shtetit.

“Kështu veproi Presidenti Hashim Thaçi duke deklaruar se Kadri Veseli është i pastër. Janë të lidhur dora dorës, sepse po të shkëputeshin që të gjithë do të dilini se janë të përzier në shumë punë të pista në keqtrajtimin e shtetit. Për një situatë të këtillë e ngriti zërin edhe Ambasadori Amerikan Philip Kosnett kur reagoi në rastin e lirimit të Sami Lushtakut, por ishte i ashpër edhe Ambasadori i Britanisë Ruairi O'Conell. Është shumë zor që në këtë situatë që e kemi në Kosovë ku mafia politiko-ekonomike po e luajnë lojën e djallit në korruptime duke u lidhur edhe me biznesmen, ku janë te përfshirë në afera haraçi, detyrimesh, fajdesh, që të ndodhë që dikush të rrëzohet, të bijë, sepse atëherë këputet zinxhiri dhe do të bijën të gjithë”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se në rrethanat normale demokratike më vlera të mirëfillta demokratike perëndimore njerëzit me afera të tilla pa një pa dy japin dorëheqje.

“Prandaj, në këto punë janë shumë të lidhura përmes drejtësisë e korruptuar, që të mos e lëshojnë njeri-tjetrin. Pastaj të këta njerëz nuk ka kurrfarë morali që të japin përgjegjësi për të bëmat e tyre. Në rrethanat normale demokratike më vlera të mirëfillta demokratike perëndimore njerëzit e këtillë pa një pa dy japin dorëheqje, rrezohen Qeveritë. Po e përmendi rasti në Austri kur në punët korruptive u përfshi zëvendëskancelari Straçe duke i bërë favore korruptive Rusisë, u zu më “pelë për bishti” dhe menjëherë dha pergjigje, u rrëzua edhe Qeveria e Kancelarit Kruz për të shkuar në zgjedhje të reja të parakohshme. Ose rasti i kryeministres May e cila për shkak të BREXIT-it më të cilin nuk i shkuan punët mirë u detyrua të jap dorëheqje. Aq me interesant këtu është fakti së presionin me të madh që e detyroi kryeministren të japë dorëheqje ishte vetë partia e saj. Kurse te na këtu në Kosovë të korruptuarit fshihen, strehohen pas partive te tyre pa fije tur”, shtoi ai.

Krejt në fund, Maxharraj ka nënvizuar se mosdhënia e dorëheqjes së Kadri Veselit është rezultat i këtyre manipulime të ulëta në dëm të shtetit.

“Afera me Kadri Veselin është e mjerueshme për mjeranët tanë të cilët e mbrojnë njeri-tjetrin, nuk e ”tradhtojnë” njeri-tjetrin në punët e pista, por e mbrojnë më çdo kusht, na e tregon më së miri situatën e rëndë, tragjiko-komike në të cilën gjendemi, aq tragjike është sa që edhe miqtë tanë kanë filluar të na e kthejnë shpinën mu për shkak të këtyre matrapazëve tanë në sferën politike, që do të thotë së edhe mosdhënia e dorëheqjes së Kadri Veselit është rezultat i këtyre manipulime të ulëta në dëm të shtetit”, ka përfunduar njohësi i çështjeve politike, prof. dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...