Kërkohet anulimi i zgjedhjeve në veri, grupet kriminale serbe vranë demokracinë - Bota Sot
Kërkohet anulimi i zgjedhjeve në veri, grupet kriminale serbe vranë demokracinë

Politika

Kërkohet anulimi i zgjedhjeve në veri, grupet kriminale serbe vranë demokracinë

Nga: A.M. Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:58
Ilustrim

Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës, ku fituese në katër komunat veriore doli të jetë Lisa serbe. Mirëpo, nëpër media u tha se gjatë procesit janë shënuar edhe pas parregullsi, si votimi me dokumente të Serbisë.

Megjithatë, PZAP-ja e ka hedhur poshtë këtë ankesë në mungesë të provave.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se gjatë procesit zgjedhorë janë parë shumë parregullsi.

“Zgjedhjet në Veri të Kosovës janë mbajtur vetëm sa për sy e faqe, pasi që gjatë procesit zgjedhorë janë parë shumë parregullsi, vetëm e vetëm që mos të bien nga pushteti klanet kriminale. Këto zgjedhje duhet të anulohen se kanë votuar me dokumente të Serbisë, kanë votuar edhe ata që nuk kanë poseduar dokumente të republikës se Kosovës,  ju është dhënë mundësia vetëm e vetëm të mbushen kutit për grupet kriminale dhe se ato kuti u mbushen nga kriminal serb të ardhur nga Serbia”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Për më tepër, Krasniqi ka kërkuar që këto zgjedhje të anulohen pasi që nuk kanë votuar vetëm qytetarët e Kosovës .

“Këto zgjedhje duhet të anulohen, nuk votuan vetëm qytetaret e Kosovës  dhe se shumica nuk fitoi,  duhet të anulohen këto zgjedhje sepse grupet kriminale vranë demokracinë,  ku pakica sundon shumicën”, ka theksuar ai.

 Gjithashtu, Krasniqi ka potencuar se ende institucionet vendore nuk kanë shtrirë autoritetin e tyre në pjesën veriore të vendit, dhe se në atë pjesë punohet me ligjet e Serbisë.

“Akoma Institucionet tona nuk po mundën të shtrin autoritetin në pjesën veriore, akoma ajo pjesë punon me ligje të Serbisë, akoma krimi dhe korrupsioni mbretëron në atë pjesë, mirëpo deklaratat e liderëve tanë janë  vetëm mediatike asgjë më shumë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...