Rrëfimi i pikëlluar për luftën e Koshares: Si u tërhoq trupi i Sali Çekut tre ditë pas vrasjes - Bota Sot
Rrëfimi i pikëlluar për luftën e Koshares: Si u tërhoq trupi i Sali Çekut tre ditë pas vrasjes

Politika

Rrëfimi i pikëlluar për luftën e Koshares: Si u tërhoq trupi i Sali Çekut tre ditë pas vrasjes

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 26 maj 2019 Në ora: 16:16
Sali Çekaj

Në vazhdimin e sotëm, Jeton Pajaziti tregon se si Fadili i ka marrë me vete kinse po shkojnë në vëzhgim, mirëpo kanë arritur në drejtim të pozicioneve serbe, dhe afër tyre bie një predhë serbe ku plagoset rënd në pjesën e këmbës Xajë Çelaj.

Atij menjëherë i është dhënë ndihma e parë me qëllim të ndërprerjes së gjakderdhjes dhe e kanë tërhequr deri te rruga e Rrasës së Koshares, e nga aty është marrë nga një automjet për ta dërguar për trajtim në spital, e pas kësaj të tjerët janë kthyer në luftime.

“Ne mbrëmje përsëri ne Cobrat jemi bë bashkë ku të nesërmen më datë 21 prill në mëngjes te ne Cobrat arrin një ushtar për të na njoftuar se ka arritur ushqimi ku dhe kemi shkuar, këtë mëngjes. Fadili ndahet me Naserin pak më lart dhe bisedojnë diçka dukej një bisedë ndryshe, mirëpo Fadili shkoj për një kohë ti vizitoj ushtarët në vijën e parë pastaj u kthye prapë biseduan me Naserin dhe përnjëherë Naseri kërkoj nga ne që të përgatitemi menjëherë të shkojmë të tërheqim ushtarin e vrarë më 19 prill”, tregon ai.

Pajaziti pohon se edhe Fadili ishte me ta, pasi ai e dinte për afërsisht edhe vendin se ku gjendej trupi i ushtari të vrarë.

“Vlen të ceki se atë ditë kishte mjegull të kohëpaskohshme dhe riga skllote e shiu çka e kishim më të letë ofrimin deri te trupi i ushtarit të vrare ku fati e deshi që unë të arrij i pari pranë trupit të vrarë dhe të vendosem diku 10 metra para trupit të ushtarit në pozicion luftimi që shokët të ofrohen tek trupi, ku dhe kontaktin e parë me trupin e ushtarit e kishte Isni Rama Raketa, pas tij kanë arritur dhe tjerët Naseri, Afrimi me Fadilin- Bjeshkën kurse Arbeni po ashtu është vendos në pozicion luftimi në anën e kundërt, Raketa pasi e kthej trupin në shpin menjëherë ka fillu të qaj dhe ka thënë kuku po Komandant Saliun e paskan vra dhe e përqafonte, aty u kuptua qe prapa ushtarit të rëndësishëm qëndronte Komandant Saliu”, rrëfen ai.

Sipas tij, pasi qe ishin shumë afër pozicioneve serbe një nga ushtarët e ka heq çantën e shpinës dhe gjitha gjësendet e Saliut çka janë gjet në trup i kanë vendosur në çantë me qëllim që ti dorëzohen familjes, kurse kallashin e Saliut e ka marrë Komandant Bjeshka, nga vendi ku ka rënë dëshmori i kombit Saliu në krahun e majtë për jelek dhe këmishë e ka kap Naseri dhe në të djathtin Isniu deri sa unë edhe më tej me shokët bënim sigurinë gjatë tërheqjes. Posa kem hyr në brendinë tonë, zonën e lirë Naseri u kthye me marr snajperin 12.7mm që e gjeti më herët në një nga pozicionet e luftimeve të datës 19 prill 1999, ku ne të tjerët vazhduam tërheqjen e trupit të Saliut e Raketa e qitke dhe në shpinë trupin e Saliut. Posa kemi arritur te rruga e Rrasës së Kosharës me trupin e Saliut përnjëherë Raketa e nxjerr një flamur kombëtar nga gjoksi ku e mbulon trupin e Saliut me të, në vijën e parë u hapë zjarr nga pozicionet tona përnjëherë kanë filluar dhe granatimet serbe mbi pozicionet tona dhe ne menduam se serbët kishin kuptuar se është bë tërheqja e trupit të Saliut andaj kanë filluar ti granatojnë pozitat tona në Rrase deri në Gomure. Posa kanë pushuar pak granatimet ka arritur njësia për tërheqjen e të rënëve dhe kanë vazhduar më tej me bartjen e trupit të Saliut për varrezat e Bajram Currit, kurse ne ju kemi kthyer luftimeve në vijën  parë, ku gjatë luftimeve përpos që luftoja ballëpërballë me armikun serb kohë pas kohe u kërkohej që të kthehem te pozicioni i Topit 75mm në Rrasë të Koshares ku gjendej Milaimi Mazreku me shokë”, pohon tutje ai.

Ai thekson se, më 28 prill është kërkua nga ai që të lajmërohet në bazën komanduese pasi që ai kishte informacionin që familja ime një pjesë kishin kaluar në Shqipëri gjegjësisht ku ishin vendosur në qytetin e Durrësit, e për një pjesë të familjes nuk dihej fati i tyre pasi që i kishin ndaluar forcat serbe.

“Thënë drejt kisha një parandjenjë se ka ndodhur diçka e keqe me ta ku në fytyrat e komandantëve tanë vërehej sikur dinin diçka se me lehtësi pranuan dhe insistuan që të vizitoj unë një pjesë të familjes time që ishin tani më në Durrës edhe pse e dija se do ju mungoj shokëve të mi për disa ditë në luftime gjegjësisht mu kanë lejuar 5 ditë dhe unë ditën e tretë jam kthyer në front me të kuptuar se 18 anëtarë të familjes time ku në mesin e tyre ishin vrarë nga forcat serbe dhe babai im me kushëri të parë mosha e te vrarëve ishte nga  14  deri në moshën 60 vjeçare. Sipas familjarëve dëgjova se i kishin ndarë nga familja në fshatin Meje, komuna e Gjakovës dhe i kanë pushkatuar posa janë ndarë nga ta. Gjaku më vlonte dhe vendosa që menjëherë ti kthehem luftimeve në Koshare, me tu kthyer në luftime pothuaj se kishin kuptuar gjithë shokët se familjes time i kishte ndodh tragjedi ku i kisha humbur 18 anëtarë me babën, ata më ngushëllonin dhe me bënin edhe më të fort. Për mua ishte dhe një arsye më e shumë që luftën ta vazhdoj deri në çlirimin e vendit. Vlen të ceki se për mua tashmë në rend të par ishte çlirimi i vendit tim dhe të ia sjellim lirinë popullit tonë. Luftimet vazhdonin çdo ditë ku për dallim moti kishte filluar të përmirësohej pasi që tri javët e para të luftimeve ishin përcjell me një mot të ligë. Forcat serbe nuk mundeshin të pajtojnë me disfatën andaj me një luftë të kombinuar mundoheshin që te kthehen prapë në ofensivë për ti rikthyer pozicionet dhe një teren të gjerë që kontrollonim ne, mirëpo tani dhe ne ishim forcuar dhe mirë të pozicionuar si dhe numri ishte shtuar deri diku sa për ti përballuar çdo sulmi të armikut”. Vazhdon...

Lexoni edhe rrëfimet paraprake:

Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit

Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite nga serbët

Si zhvillohej lufta në Koshare me 9 dhe 10 prill, rrëfen luftëtari i cili gjuajti me top forcat serbe

Vazhdon rrëfimi i luftës ballë për ballë në Koshare, si dëgjova për vrasjen e Agim Ramadanit gjatë luftimeve

Nga lufta e ashpër vritet “Mortaja”, luftëtari tregon polemikat e ashpra të Naser Vllasit me Fadil Hadergjonaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...