LDK kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit - Bota Sot
LDK kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Politika

LDK kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Nga: G.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:18
Kadri Veseli

Disa video-incizime janë publikuar, ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale teksa marrin para dhe përmendin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Rasti që përmendet në këto video i takon periudhës kohore 2012/2013.

Kreu i Kuvendit Veseli, ka mohuar përfshirjen në këtë aferë dhe ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në aferën e fajdeve.

Zyrtari nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Veseli do të ishte mirë të japë dorëheqje nga pozita, derisa të sqarohen këto video-incizime.

Image
Bajram Gecaj

“Dorëheqja është një akt moral dhe etik i politikanëve të përgjegjshëm, por se si duket të tillë kemi shumë pak në Republikën e Kosovës. Kadri Veseli do të ishte mirë të jepte dorëheqje nga pozita e tij, së paku derisa të sqarohen në tërësi këto video-incizime”, është shprehur ai.

Gecaj thotë se rreth këtyre incizimeve ka shumë paqartësi dhe se përse organet e drejtësisë nuk janë marrë me këtë çështje që nga viti 2012 kur ka ndodhur.

“Kjo, sepse rreth këtyre incizimeve ka paqartësi të shumta, siç është vet fakti se përse përmendet Veseli në këto incizime nga individët tanimë të arrestuar dhe/ose të hetuar për çështjen e fajdeve, përse z. Dalladaku përmend mu emrin e Kadri Veselit, duke u interesuar nëse i ka marrë paratë dhe përse që nga viti 2012 organet e hetuesisë asnjëherë nuk e kanë marrë në pyetje z. Veseli në lidhje me këto incizime. Nëse z. Veseli është i pafajshëm, atëherë i fajshëm është tërë sistemi i gjyqësisë, të cilin duhet ristrukturuar nga e para”, ka deklaruar Bajram Gecaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...