Detaje të pathëna: Kush e liroi Thaçin në Shqipëri, pasi u arrestua për rastin e Ali Ukës

Politika

Detaje të pathëna: Kush e liroi Thaçin në Shqipëri, pasi u arrestua për rastin e Ali Ukës

Nga: D.RR Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:33
Sali Berisha, Ali Uka, Hashim Thaçi

“Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij”.

Kështu ishte deklarata e ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, teksa iu përgjigj akuzave të  presidentit Thaçi.

 E lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota sot”, ish anëtari i SHIK-ut dhe i UÇK-së, Naim Miftari, ka thënë se Sali Berisha ka të drejtë kur e përmend vrasjen e Ali Ukës. Për më tepër, Miftari thotë se SHISH-i i Shqipërisë e liroi atë.

Kjo përplasje Thaçi-Berisha, është për shkak të idesë së korrigjimit të kufijve, thotë Miftari.

“Ish kryeministri Sali Berisha ka plotësisht të drejtë kur përmend rastin e vrasjes, masakrimit të zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukës ku ishte arrestuar vet Hashim Thaçi, i cili ishte edhe cimeri i tij të cilin atë dhe klanin e Rognerit kishte filluar ta pengonte shumë afirmimi i Ali Ukës, publikisht si zëdhënës i parë i UÇK-së në Tiranë. Arrestimin e Thaçit e kishte bërë policia shqiptare, por e kishte liruar urdhri nga SHISH, pastaj këtë rast e kishte heshtur e fshehur SHISH-i shqiptar i cili kishte lidhje të forta me Xhavit Halitin, Azem Sylen, Hashim Thaçin, Kadri Veselin. Dhe nuk është vetëm kjo vrasje, ishte edhe Sadri Rançaj ish oficer ushtarak që ishte zhdukur pa gjurmë nga dhoma ku për herë të fundit natën e zhdukjes kishte pasur Hashim Thaçin dhe Adem Grabovcin si cimera, pra kush ka qenë cimer i Hashim Thaçit dhe nuk ka qenë i një mendimit, është zhdukur, domethënë është vrarë në gjumë nga klani i Hashim Thaçit, i cili tani kur Sali Berisha po ja kundërshton planet e Hashim Thaçit dhe ëndrrat serbe për Serbinë e Madhe, e quan z. Berishën kinse u ka dhanë naftë dhe municione Serbisë, çka nuk është e vërtet pasi municione 7.62.mm dhe 7.9mm,  predha dhe mortaja nga Shqipëria ishte furnizuar Kroacia dhe Bosnja, qeveria e Alia Izetbegoviqit”, u shpreh ai.

Image
Naim Miftari

Miftari thotë se një ditë do të triumfojë drejtësia, teksa ka folur edhe për transportin e naftës nga Shqipëria në Serbi, për të cilën thotë se nuk është e vërtetë.

“Sa i përket naftës në raportet e UN dhe inteligjencës të NATO-s, Serbia mbi 96% e naftës e kishte siguruar përmes tubave nën Dunav dhe sidomos transportit me naftë me anije përmes lumit Dunav nga Rusia, Bullgaria dhe Rumunia, pra Hashim Thaçi gënjen publikisht edhe atë shumë, sepse prej 3% të naftës që e ka marr Mali I Zi përmes liqenit të Shkodrës e ka blerë me dollar nga Sh.D një deputet i partisë socialiste të Shqipërisë. Një ditë Thaçi me klanin e tij kanë me dhanë llogari dhe kuptohet jo para kukullave të tyre si Lumezav, Hoxhav, Milakav, Hajdarav, Kalludrave por para ndonjë prokurorit shqiptarë që prokurori do ta mbron ligjin dhe Kosovën dhe kanë me dhanë përgjegjësi një për një për vrasjet politike, për dëmtimin dhe vjedhjen e pares së luftës, për tradhti, për tentim me nda Kosovën për kontrabandën që e bëjnë së bashku me kriminelët serb të veriut”, theksoi Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat