“Molla e ndaluar” e presidentit Thaçi

Politika

“Molla e ndaluar” e presidentit Thaçi

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 27 maj 2019 Në ora: 14:31
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Loja me kufijtë e Republikës së Kosovës, nga presidenti i Hashim Thaçi, duhet të jenë “mollë e ndaluar”.

Idetë e rrezikshme të presidentit për ndryshimin e kufijve të Kosovës, nuk po marrin përkrahje të mjaftueshme nga asnjë shtet i fuqishëm evropian apo botëror. Këto ide nuk po përkrahen as në Kosovë. Presidentin Thaçi po e përkrahë vetëm Rusia dhe Serbia.

E kjo përkrahje e dy shteteve që duan shkatërrimin e Kosovës, është jashtëzakonisht e rrezikshme për Kosovë, Shqipërinë dhe për gjithë popullin shqiptarë.

Ndryshimi i kufijve mund të sjellë trazira në Ballkan dhe më gjerë.

Megjithatë, presidentin i vendit vështirë të zmbrapsët nga idetë e tij, ide këto që homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq pretendon që janë të tij, ndërsa Thaçi nuk po lëshon pe.

Por, pak është e rëndësishme se ide e Thaçit apo e Vuçiqit është kjo me ndryshimin apo korrigjimin e kufijve. Pasi kjo do të jetë tepër e dëmshme për Kosovën. E këtë dëm Thaçi po pretendon që e “paguan” me Kosovën Lindore duke ia bashkuar Kosovës.

Kosova Lindore është tokë shqiptare. Tokë e larë me gjakun e shumë ushtarëve të rënë për liri. Megjithatë edhe pjesa e Kosovës Veriore është tokë shqiptare. Dhe është tradhti kombëtare të luhet me tokën e larë me gjak.

Është e pakuptimtë të kërkohet ndërrimi i tokës shqiptare nga veriu me ndërrimin e tokës shqiptare në lindje. Kjo ide është e paskrupull nga presidenti jonë. Ai duhet me luftua që me “mish e shpirtë” me i rikthye të gjitha tokat shqiptare, por jo me bë ndërrim me tokat tona. Jo më falë tokë shqiptare për okupatorin serbë. Ata që dhunuan mijëra motra e nëna tona, ata që vranë mijëra qytetarë të pafajshëm, ata që masakruan e ushtruan gjenocid ndaj foshnjave, nënave, motrave pleqve e fëmijëve.

Jo, jo! Kjo ide e presidentit vetëm konflikt do të sjellë por asnjëherë paqe.

Së këndejmi, Thaçi ka pretendime edhe për bashkim kombëtar. Madje ka ftuar edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën që të bashkohet në “qëllimin” e tij. Por prapë nuk po e anashkalon idenë e parë të tijë. Dhënien apo faljen e tokës shqiptare për Serbinë.

Është e çuditshme se si një ish udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës 1997 – 1999, tash të kërkoj faljen e tokave shqiptarë ndaj atyre që UÇK-ja luftoi.

Idenë e tij, përveç disa bashkëpunëtorëve të ngushtë të Thaçit, nuk po e përkrah askush tjetër në Kosovë.

Andaj edhe shtrohet pyetja se si mundet një njeri si presidenti Thaçi, që dikur ishte shef politik i UÇK-së, të jap një ide të tillë?

Edhe pse të gjithë e dimë se Thaçi përveç nja 2-3 fotografive asnjë ditë të vetme nuk e ka plakur në luftë.

Posti i tij gjatë luftës, dhe puna e veprimtaria e tij pas luftës nuk mund të i përkasin njëra tjetrës.

Nga njeriu që “luftoi” Serbinë, është rikthyer në njeri të Serbisë! Si është e mundur kjo?

Çfarë ka bërë Thaçi që Serbia ta kushtëzoj kaq ashpër?

Kushtëzimi i Serbisë po vërehet edhe në dialogun dhe marrëveshjet ku Thaçi i nënshkroi me homologun e tij serb.

Shumë marrëveshje të arritura ndërmjet dy shteteve, që nga pala serbe nuk zbatohet asnjë.

Një fjalë e urtë popullore thotë se “ia kanë zënë bishtin me derë”, por çfarë bëri Thaçi në dëm të Kosovës dhe pro Serbisë që kjo e fundit të kushtëzoj me hapjen e dosjeve që do ta fundosshin njëherë e përgjithmonë, ish liderin politik të UÇK-së dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat