Qeveria Haradinaj vazhdon të punojë në planin ekonomik pa një vizion të mirëfilltë, dhe pa plane zhvillimore

Politika

Qeveria Haradinaj vazhdon të punojë në planin ekonomik pa një vizion të mirëfilltë, dhe pa plane zhvillimore

Nga: D. B Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:18
Ismet Haziri

Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj kohë më parë ka thënë se viti 2019, është viti ku Qeveria do të merret me zhvillime ekonomike, megjithatë ai e ka heshtur plotësisht këtë çështje, madje kjo Qeveri thuajse ka dështuar të trajtojë problemet e ekonomisë.

Deklarimi i kryeministrit që viti 2019, do të jetë vit i zhvillimit ekonomik deri më tani, nuk ka ndonjë një shenjë ekonomike që të reflektojë në zhvillim ekonomik.

Por në lidhje më këtë çështje njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri ka pohuar se Kosova po vazhdon ecjen e saj, pa një strategji të mirëfilltë ekonomike dhe krejt kjo si pasojë e mungesës së investimeve

Sipas tij, fakti i një trashëgimie ekonomike të shkatërruar si dhe mungesa e investimeve në sektorë ku ka më shumë perspektivë tek vendet e reja të punës, kanë bërë që Kosova të stagnojë.

“Vazhdimi i investimeve në infrastrukturë rrugore duke anashkaluar investimet ku mund të ketë rritje reale ekonomike, ka bërë që edhe kjo Qeveri e Haradinaj të jetë shumë më e dobët në politikat e zhvillimin ekonomik se pararendëset. Fatkeqësia ma e madhe qëndron se edhe qeveria Haradinaj, vazhdon të punojë në planin ekonomik, pa një vizion të mirëfilltë dhe pa plane zhvillimore, që do të ishin tërheqëse për investitorët e jashtëm dhe siguri për investimet e brendshme. Po ashtu është karakteristikë e kësaj qeveria e cila është fokusuar shumë në kuadro partiak.Dhe pikërisht për këtë, nuk dukët se ka kapacitete njerëzore për të adresuar drejtë çështjet sociale, në mënyrë të angazhimit në përmirësimin në ambientit zhvillimor të ekonomisë, duke identifikuar dhe futur në prioritet ato sektor që krijojnë të hyra dhe vende pune, siç janë bujqësia dhe agrobiznesi”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se ajo që e karakterizon këtë qeveri ,është edhe fakti në padisiplina financiare, falje burgjesh dhe ndarje fondesh e sponsorin evenimenteve me qëllime popullzimit dhe elektorale që e dëmton shumë buxhetin.

“Të gjitha këto fillojnë nga gjendja në PTK, e deri tek vazhdimi i punësimeve nepotiste, e shpenzimet enorme me gllomazitetin e qeveris.” Kosova ka plot zëvendës ministra, plot koordinator, duke mos harruar 53 milionëshin e “Bechtel & Enka” . Mungesa e përpjekjeve që të rregullohet edhe tregu financiar dhe që bankat të mos jenë zhvatës por promotor i zhvillimit ekonomikë, është detyrë e Qeverisë dhe e Bankës Qendrore. Të mos i harrojmë edhe të dhënat e Bankës Botërore për vende pune”, është shprehur njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat