Gabimi i Haradinajt me dialogun dhe propaganda serbe për marrëveshjet

Politika

Gabimi i Haradinajt me dialogun dhe propaganda serbe për marrëveshjet

Zejnepe Bekteshi Nga Zejnepe Bekteshi Më 27 maj 2019 Në ora: 19:07
Ekipi Negociator në Bruksel

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Ramush Haradinaj ka shkatërruar çdo marrëveshje Kosovë –Serbi
“Për dy vite, Haradinaj ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi. Ai është duke bërë gjithçka që ta ulë rëndësinë e dialogut Beograd – Prishtinë. Kjo po ndodhë në sytë e gjithë botës”, citojnë mediet të ketë thënë Gjuriq.

Berisha: Serbia dialogun me Kosovën e ka shfrytëzuar për avancimin e negociatave me BE-në

Image
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha në një prononcim për “Bota sot”,  është shprehur se Serbia dialogun me Kosovën e ka shfrytëzuar për avancimin e negociatave me BE-në, ngase, siç thotë ai, në të njëjtën kohë ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, të cilat vet nuk i ka zbatuar, ngase, si çka potencuar ai, Serbisë nuk i mjafton me kaq dhe e akuzonte palën e Kosovës.

“Kjo gjendje u mundësua edhe nga pasiviteti dhe heshtja e qeverive tona të kaluara, të cilat zgjodhën opsionin e pasivitetit dhe heshtjes. Me ardhjen në krye të qeverisë së z. Haradinaj, zëri i Kosovës nisi të dëgjohet, duke kërkuar nga zyrtarët e BE-së dhe Serbisë, që dialogu nuk mund të zhvillohet duke nëpërkëmbur Kosovën”, ka thënë ai.

Berisha shtoi se kjo situate ka krijuar nervozë tek zyrtarët serb, dhe se ka një këshillë për shtetin serb që të marrin përgjegjësinë për krimet që i kanë kryer në Kosovë.

“Por në fakt këshilla jonë për ta, është të jenë real, të marrin përgjegjësinë për krimet e kryera, dhe tëkuptojnë se dialogu me Kosovën nënkupton së pari njohjen e pastaj të diskutohet për çështje të caktuar me interes të dyanshëm, ka thënëzëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, nga AAK.

Selimi: Haradinaj as nuk i ka shkatërruar e as rrezikuar këto marrëveshje

Image
Rexhep Selimi

Lidhur me ketë temë për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka potencuar se Marko Gjuriq dhe Serbia janë kujdestar të procesit të negociatave dhe marrëveshjeve në mes Thaçit  dhe Vuçiqit.

“Sa herë rrezikohet procesi ose marrëveshjet reagon Serbia sepse edhe ashtu i gjithë ky proces është në interesin e tyre, prandaj edhe e mbrojnë. E keqja është se Haradinaj as nuk i ka shkatërruar dhe as rrezikuar këto marrëveshje, e as procesin. Përkundrazi, Haradinaj e ka mandatar Limajn e Ahmetin që ta mbështesin Thaçin në këto negociata”, ka përfunduar ai.

Tahiri: Gjuriq bën propagandë, më shumë për opinionin e brendshëm, bota demokratike e di të vërtetën

Image
RamushTahiri

RamushTahiri, analist i çështjeve politike, për këtë çështje ka folur për gazetën “Bota sot”, duke thënë se Marko Gjuriq bënë propagandë, më shumë për opinionin e brendshëm, ngase, sipas tij, bota demokratike e di të vërtetën për dialogun Kosovë -Serbi në Bruksel dhe për 33 marrëveshjet e arritura.
“Pikërisht Qeveria Haradinaj e ka hartuar një raport gjithëpërfshirës për të gjitha marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të arritura në procesin e dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe në përkrahjen e SHBA-së. Koordinatori i Qeverisë me Kryeministër Haradinaj që në takimin e parë ka kërkuar që të raportohet, të analizohet dhe të shihet se cilat marrëveshje po zbatohen dhe cilat jo dhe faji i kujt është”, tha Tahiri.
Në anën tjetër, Tahiri shtoi se delegacioni i Serbisë dhe Marko Gjuriq nuk janë pajtuar që kjo të shqyrtohet dhe që të bëhet një raport për këtë dhe për këtë delegacioni i Kosovës nuk e pa të arsyeshme të vazhdonte dialogu.

“Tarifa doganore për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina që hyjnë në Kosovë ishte pretekst për ndërprerjen e dialogut politik i cili edhe zyrtarisht asnjëherë nuk kishte nisë, përveç takimeve në nivel të Presidentëve Thaçi e Vuçiq dhe hapjes së temës për korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë me marrjen e Luginës së Preshevës ose tëpërkufizimit me vijë kufitare ndërmjet serbëve e shqiptarëve si deklaron Vuçiq, duke mos pranuar njohjen e Kosovës si shtet nëkufijtë ekzistues”, u shpreh tutje ai.

Ndërsa, Tahiri ka folur edhe për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili po deklarohet për taksën që iu është vënë nga Kosova.

“Tash edhe Vuçiq edhe Ģjuriq po flasin për heqjen e taksës të vënë nga Kosova si kusht për vazhdimin e dialogut, si po thonë ata, për statusin e Kosovës. Ndërsa pala kosovare në asnjë nivel, pra as Edita Tahiri asnjëherë nuk kanë deklaruar që as që është biseduar e as që do të bisedohet për caktimin e statusit të Republikës së Kosovës që është e njohur si shtet nga 116 shtete nga të cilat me disa ka përfaqësi diplomatike ambasada dhe konsullata dhe ka marrëdhënie bilaterale me shumicën prej tyre”, është shprehur analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri.

Tahiri, ka potencuar se Gjuriq së fundmi ka thënë se  Kosova realisht është krahinë jugore e Serbisë të cilës do ti japin shkallë të lartë autonomie ndërsa shqiptarët do të kenë të drejtat në përdorim të gjuhës dhe në arsim.

“Me këtë deklaratë faktikisht i ka ndërprerë bisedat sepse me këtë qëndrim të tij dhe të shefit të tij Vuçiq, askush nga Republika e Kosovës nuk ka mandat as sot e as asnjëherë tjerët në të ardhmen që të ulet në tavolinën e dialogut”, përfundoi Tahiri.

Shala: Qeveria e Serbisë vazhdimësi ka propagandua në arenën ndërkombëtare mbi çdo marrëveshje

Image
Drizan Shala

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala për gazetën “Bota sot”, është shprehur se  Qeveria e Serbisë vazhdimësi ka propagandua në arenën ndërkombëtare mbi çdo marrëveshje të cilën e kanë nënshkruar në Bruksel duke tentuar që mos funksionalizimi ti atribohet Prishtinës zyrtare.

“Dhe pas vendosjes së taksës nga qeveria aktuale Beogradi zyrtar filloi të paraqes pengesë kyçe taksen e cila e ka atakuar funksionalizimin e marrëveshjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka thënë Shala.

Tutja, Shala ka thënë se për të dal nga kjo gjendje në të cilën gjendet raportet në mese dy qeverive është që dialogu teknik të rikthehet në rishqyrtim të çdo marrëveshje, siç thotë ai, do të fuqizonte në dialogun politik e cila ka vetëm një rrugëdalje qëështë një marrëveshja sikur ajo e Prespës.

“Në rastin tonë do mund të quhet marrëveshja e Berlinit ( DDR dhe RFG) Pra kjo do merr një hapësirë kohoreminium 18 muaj dhe maxium 36 muaj”, ka përfunduar Shala.

Gashi: Deklarata e Gjuriq nxitë urrejtje

Image
Kenan Gashi

Kenan Gashi, analist dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET,  në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka potencuar se kryeministri Haradinaj ndaj shtetit serb ka marr disa masa dhe ka krijuar politika ndëshkimore ndaj veprimeve të zyrtarëve serb si arrestimin e vet Marko Gjuriqit.

“Deklaratat e Drejtorit i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq janë veprime të urrejtës dhe inateve që bëjnë ndaj zyrtarëve dhe liderëve të Republikës së Kosovës, deklarata e tij se kryeministri Haradinaj ka shkatërruar çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është në frymë urrejtje”, tha analisti, KenanGashi.

Tutje, Gashi ka thënë se Serbia nuk ka zbatuar pothuajse asnjë marrëveshje të bërë dhe kjo tregon se sa është serioze politika e Beogradit ndaj një raportit mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat