Shahu: Politikanët tanë nuk e kanë kulturë dorëheqjen morale, pasi janë frikacakë

Politika

Shahu: Politikanët tanë nuk e kanë kulturë dorëheqjen morale, pasi janë frikacakë

Nga: G.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 23:12
Rexhep Shahu

Disa video-incizime janë publikuar së fundmi në media, ku persona të dyshuar për fajde, kanë përmendur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Por, ai e ka mohuar përfshirjen në këtë rast, i cili ka ndodhur në vitin 2012, derisa u shpreh i gatshëm të japë dorëheqje, nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në aferën e fajdeve.

Madje, ai ka deponuar dhe kallëzim penal për keqpërdorimin e emrit të tij nga ai grup njerëzish.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Rexhep Shahu ka thënë për gazetën “Bota sot” se politikanët shqiptarë nuk e njohin dorëheqjen morale, nuk e kanë kulturë.

“Nuk e njohin dorëheqjen morale nga për foljet politikanët shqiptarë se janë frikacakë, kanë frikë dhe duan ta mbajnë postin për tu mbrojte me anë të postit. Ka pasur raste dorëheqjesh nga politikanë si Berisha nga partia në 2013, ose Nano në 2005 nga partia, por nuk e kemi kulturën e dorëheqjes, nuk e kemi ndërtuar institucionin moral të dorëheqjes siç e ka bota demokratike”, është shprehur ai.

Shahu thotë se çfarë akuzash ka Thaçi për kufijtë e Kosovës që e trajton si copë are të babës së vet në Brojë, ai do të duhej të kishte dhënë dorëheqje 30 herë.

“Politikanët tanë dorëheqjen e shohin si fundin e karrierës, si humbje, mundje dhe nuk pranojnë të dorëhiqen sepse pastaj harrohen në anonimitet e hartim. Me çfarë akuzash ka Thaçi për kufijtë e Kosovës që e trajton si një copë are të babës se vet në Burojë, ai duhej të kishte dhënë dorëheqje 30 herë. Por frika nga veprimet e tyre, pasiguritë e mosbesimi që kanë të vetja nuk i lejojnë të japin dorëheqje dhe mbrohen me pushtetin që kanë”, ka vlerësuar Rexhep Shahu.

Ai thotë se do të duhej qartësuar këto çështje, e jo të harrohen akuzat e të mbulohen me të reja.

“Me përfoljet ndaj Veselit e politikanëve të tjerë duhej të ishin qartësuar qiejt dhe nuk i duhet lënë në dorë hetimit që të merret me këto çështje nga 10 vjet sa të harrohen akuzat dhe të rejat të mbulojnë të vjetrat. Shembulli i fundit i dorëheqjeve në Austri është leksioni brilant që politikanët shqiptar nuk duan ta lexojnë”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat