Ngjarjet në Veri të orkestruar nga Thaçi dhe Vuçiq për ndarje të Kosovës

Politika

Ngjarjet në Veri të orkestruar nga Thaçi dhe Vuçiq për ndarje të Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 maj 2019 Në ora: 23:03
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës, foto e marrë nga BBC.

Ishte e paralajmëruar se incidente të rënda do ndodhnin në Veri të vendit, këto i paraprijnë idesë së Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbim territorit, rrjedhimisht ndarjes së Kosovës. Ndonëse zyrtarisht thuhet se aksioni i sotëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Për më tepër bëhën të ditur edhe emrat e 19 zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e sotëm. Ata janë: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet -, Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq. Kjo është vetëm ana zyrtare e një plani të hartuar nga vucici dhe argatët e tij në Kosovë, që si qëllim kanë ndarjen e vendit për të përfituar imunitet nga ndjeket për krimet dhe mëkat që kanë kryer.  

Duhet kujtuar së argati i Stanishiqt, Baton Haxhiu në disa emisione televizive merrte shkopin sikur po projektonte hartën e re të Kosovës, duke arsyetuar faljën e Veriut të Kosovës se, “ rrezikohet përplajsa serbo-shqiptare”, nëse nuk e zgjidhimi këtë problem, edhe duke e falur atë. Sikur paralajmëronte se një inskenim të tillë do ta realizonim, për të arsyetuar pastaj se profecia doli e saktë.

Nga gjithë kjo përfiton Serbia, që do tëa përdor si argument pastaj se jemi të rrezikuar nga shqiptarët, duke detyruar edhe vendet të tjjera të përkrahin një ndarje të tillë në emër të stabiliteti. Këto të gjitha konfirmojnë realizimin e një plani serbo-rus për të krijuar Serbinë etnike, duke filluar nga pjesa Verior e Kosovës, e për të vazhduar pastaj deri në Bosnje në Republikën Serbska.

Teza se arrestimet e sotme janë bërë për kontrabandë bien që në start, pasi kontrabanta nuk bëhët nga njerëz të thjeshtë, ato janë pjesë e skenarti të liderve në qeverinë ë Kosovës dhe Serbisë, të cilët taksën e kanë përdorur si karrem për të përfituar nga konterabanda, ndryshe ska si arsyehtohet fakti se produktet serbe gjen në cdo market të Kosovës.

Ky sanksion ngjan pikërisht në prag të takimit në Paris, aty ku projektuesit e Serbisë etnike, me argatet e tyre në Prishtinë dhe Tiranë do e përdorin si argument se bashkjetesa në mes shqiptarëve dhe serbeve është e pamundur, andaj do kërkojnë ndarjen për “ të evituar  tragjeditë e ardhshme”.

Sigurisht se këto argumente edhe mund të bindin ndonjë shtet netural, por besoj thellë se Gjermania sdo të bie në lajithjte të këtij skenari, që ka si synim vetëm forcmimin e Serbisë në Ballkan, përmes sponsorizimit rus. Spektakle të tilla të orkestruar nga Thaçi dhe argatët e tij tashmë janë të njohura, andaj besoj thellë se sdo të ndikoj në realimzin famkeq për ndarje të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat