Mehmeti: Raporti i Progresit dëshmon se kjo qeveri s’ka synim ta çoj vendin përpara

Politika

Mehmeti: Raporti i Progresit dëshmon se kjo qeveri s’ka synim ta çoj vendin përpara

Nga: A.M. Më: 29 maj 2019 Në ora: 23:52
Ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një bashkëbisedim ka folur për Raportin e Progresit për vitin 2019.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se me këtë raport dëshmohet edhe një herë se kjo qeveri s`ka synim që ta qoj vendin përpara, por ka vetëm synim që të vazhdoj trendin e deri tanishëm të zhvatjes

“Raporti i Progresit që konstaton mungesën e vullnetit të qeverisë së Kosovës për të përmbushur detyrat e saj karshi reformave, është një goditje direkt për qeverinë dhe në përgjithësi për Kosovën. Kjo dëshmon edhe një herë se kjo qeveri s`ka synim që ta qoj vendin përpara, por ka vetëm synim që të vazhdoj trendin e deri tanishëm të zhvatjes”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Për më tepër, Mehmeti thekson se pas këtij raporti opozita dhe qytetarët duhet të ngritën në këmbë për të larguar këtë qeveri.

“Natyrisht se një raport i tillë do të duhet që të ngrinte në këmbë opozitën dhe qytetarët, pasi bota po flet mjaft qartë se është koha që Kosova të ndryshoj qeverinë, dhe kahjen e saj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe  numrin e lartë i zv.ministrave, si dhe mungesën e reformave në administratën publike.

“Ky raport ku përmendet edhe numri i lartë i zv.ministrave dëshmon me se miri se në çfarë degradimi jemi si shtet për shkak të kësaj qeverie, që s`ka aspak orientim të ecjes së vendit përpara. Raporti i Progresit flet gjithashtu edhe për mungesën e reformave në administratën publike që është e mbushur me militantë partiak, e qe ka nevoje që kjo dukuri të ndalet. Megjithatë me këtë qeveri s`do të ndodh që vendi të ec tutje, prandaj nevojitet që Kosova sa me parë të largoj nga pushteti këtë qeveri”, ka përfunduar Mehmehti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat