Qeveria Haradinaj ka zhytur Kosovën në varfëri, për t’i pasuruar xhepat e oligarkëve dhe pushtetarëve të saj

Politika

Qeveria Haradinaj ka zhytur Kosovën në varfëri, për t’i pasuruar xhepat e oligarkëve dhe pushtetarëve të saj

Nga: D.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:33
Qeveria e Kosovës

Se Qeveria Haradinaj ka zhytur vendin në varfëri dhe borxh të panevojshëm vetëm sa për të pasuruar xhepat e oligarkëve dhe të zyrtarëve të saj e dëshmon  më së miri, marrja e huave nga Qeveria e Kosovës dhe  nga bankat e ndryshme, të cilat nuk i kanë kthyer në rendiment për qytetarët.

Dhe përveç në tenderë të rrugëve që i kanë marr njerëzit e saj, dhe shtim të luksit për të blerë makina të reja, telefona të shtrenjtë dhe udhëtime të klasit të lartë, këtë politikanë nuk kanë qitë asgjë në dritë.

Njohësi i çështjeve politikë në vend Ismet Haziri ka thënë për “ Bota sot” se fatkeqësisht Qeveria Hardinaj, nuk i ka sjell vendit asgjë pozitive, përveç se ka shuar shpresën e qytetarëve se në Kosovë mund të jetohet ndershëm.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, nga këto mjete kinse janë ndarë subvencione, janë vetëm false pasi shumica e bujqve  të Kosovës nuk i kanë marr ato subvencione, por edhe ata që i  kanë marrë kanë qenë me çmim të përgjysmuar, sesa që qeveria i ka dërguar bankave, gjoja për të ndihmuar ekonominë e Kosovës

“ Nga gjitha kjo fshihet një skemë kriminale korruptive, sepse edhe kjo Qeveri ashtu si dhe Qeveritë tjera, nuk e kanë fituar detyrën në bazë të një programi të cilën e ka votuar elektorati si rezultat besimi. Dihet se edhe më parë pozitat qeverisëse, kanë qenë si rezultat i njësimeve anti-matimatikore ku edhe në kuadër të marrëveshjeve joparimore gjithsesi përllogaritet edhe ndarja e pozitave, ku ju sjellin përfitime tenderomanie dhe punësime nepotiste që gjithsesi e kanë koston e vetë. Thënë  shkurt gjithashtu nga gjitha këto pazarllëqe të pista, fshihet një skemë kriminale korruptive”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat