Skandalet në koalicionin PAN: Haziri tregon nëse do të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Politika

Skandalet në koalicionin PAN: Haziri tregon nëse do të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Nga: N.H Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:30
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje tashmë e kanë konfirmuar se e kanë seriozisht rrëzimin e qeverisë aktuale. Në një linjë po del te jetë edhe partia tjetër opozitarë e cila udhehiqet nga Shpend Ahmeti.

Mirëpo, nga partia e Kurtit edhe me tej janë skeptik, dhe se mendojnë se PSD në fund do të ndryshojë qëndrimin e saj.

Për të folur rreth kësaj iniciative, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se qeveria aktuale e ka degraduar vendin, ndërsa potencon se vazhdimi i saj është në dëm të Kosovës qoftë në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Besoj fuqimisht në iniciativën e opozitës për mocion ndaj Qeverisë Haradinaj, e cila ka degraduar dhe vazhdimi i saj qoftë edhe një ditë më shumë është në dëm të Kosovës qoftë në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë Haziri.

Haziri tutje ka shtuar se zhvillime te fundit në vend kanë bërë që të parashtrohet nevoja imediate që opozita të vihet në veprim, por edhe qytetarët për ta ndaluar një sundim mafioz në Kosovë.

“Videot e publikuara në media ku zyrtarët e lartë siç është kryetari i Kuvendit. Kadri Veseli janë të përfshirë në krim të organizuar, e në këtë mënyrë kanë funksionuar dhe funksionojnë edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Haradinaj, parashtrojnë nevojën imediate që opozita të vihet në veprim, por edhe qytetarët për ta ndaluar një sundim mafioz në Kosovë”, shton ai.

Ndër tjerash, Haziri ka treguar mënyrën se si duhet të veprojë partia e Shpend Ahmetit që të jetë pjesë e skenës politike.

“Tani se si do sillet PSD-ja, mendoj se nëse ky subjekt politik mendon që të vazhdojë si pjesë e skenës politike edhe në të ardhmen duhet të jetë pjesë serioze e opozitës dhe të heq dorë nga interesat ditore për individ të caktuar”, ka përfunduar Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, gjatë ditës shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është takuar me Glauk Konjufcën nga LVV për të harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Hoti në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është takuar edhe me përfaqësues të grupit parlamentar të PSD-së, deputetin Ilir Deda, dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila, me të cilët ka diskutuar për mocionin.

Ai ka ftuar grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat