Shahu tregon pse Brnabiç dhe kryeministrat serbë fyejnë shqiptarët

Politika

Shahu tregon pse Brnabiç dhe kryeministrat serbë fyejnë shqiptarët

Nga: G.B Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:15
Rexhep Shahu

Fushatë në rrjete sociale ka filluar nga politikanë e qytetarë, pas deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila tha se “shqiptarët janë njerëz të dalë nga mali”.

Për këtë deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme i ndaloi përgjithmonë hyrjen në Kosovë.

Lidhur me këtë, publicisti dhe ish gazetari i luftës, Rexhep Shahu mendon se si kryeministrja serbe Brnabiç, po ashtu dhe kryeministrat para saj, kanë fyer shqiptarët me qëllim që të rrinë në pushtet.

“Fyerja e kryeministrit-res serbe ndaj shqiptarëve është e radhës nga ata sepse fyerja e kryeministrave serbe ndaj shqiptareve është kali që ata shalojnë domosdo me mbetet në pushtet. I pari ose fyesi me i madh e poshtërues ndaj shqiptarëve është kryeministri serb Vlladan Gjeorgjeviq që shkroi librin Shqiptarët e Fuqitë e mëdha dhe i quajti shqiptarët me bisht. Të gjithë kryeministrat serbe i kanë sharë shqiptarët se është kusht të qëndrojnë në pushtet në Serbi”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, me këtë deklaratë ajo ka fyer veten dhe racën e saj inferiore, derisa shton se vendimet nga pala shqiptare ndaj saj, nuk e heqin atë fyerje.

“Me cilësimet e saj ndaj shqiptarëve si njerëz mali ajo para se të fyejë shqiptarët fyen veten dhe racën e saj inferiore pasi inferiorët fyejnë. Ajo veç tjerave vuan dyzimin e saj devijacionin fatkeq këtë sëmundje që përpiqet ta shfaqë si fat e privilegj prej zotit. Vendimet e ashpra nga pala shqiptare ndaj saj nuk e heqin fyerjen e saj. Ndoshta asaj i duhet bërë ndonjë ftesë nga ndonjë burrë shqiptar, eja në mal me shqiptarin që të bëhesh e të ndjehesh femër dhe ta shijosh mrekullinë e të ndjerit grua. Ajo e vuan këtë. Një femër që nuk ndjehet grua e nënë, pavarësisht racës, ajo bëhet përbindësh”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat