LDK jep detaje për iniciativën për rrëzimin e Qeverisë

Politika

LDK jep detaje për iniciativën për rrëzimin e Qeverisë

Nga: N.H Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:49
LDK

Drejtuesit e tri partive opozitare tashmë edhe zyrtarisht kanë filluar t’i koordinojnë veprimet për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, mirëpo nuk po e zbulojnë strategjinë se si do t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme në Kuvend.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për iniciativën e partisë së saj për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka thënë se do t’i përdorin të gjitha metodat demokratike për të ardhur deri te qëllimi, e që është rrëzimi qeverisë aktuale.

Image
Besa Gaxherri

“Natyrisht, nuk është vetëm tek besimi se a do ta arrijmë qëllimin. Por, në radhë të parë ne kemi arsye mendojmë dhe natyrisht që kemi edhe obligimin që këtë qeveri me largu dhe ne do të përdorim të gjitha metodat demokratike për të ardhur deri te qëllimi i rrëzimit të qeverisë”, ka thënë Gaxherri.

Tutje, deputetja e LDK-së ka theksuar se edhe me të gjitha me këto vota sa janë nga partitë opozitare, përsëri ajo tregon se ju mungojnë edhe disa vota.

“Është e vërtet që tashmë janë koordinuar ose rikonfirmuar vullneti i dy subjekteve, që janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate . Mirëpo, edhe me të gjitha me këto vota sa jemi nga opozita, përsëri ne na mungojnë edhe disa vota”, ka thënë ajo.

Gaxherri nënvizon se ky është hapi i parë i ndërmarrë, për të tjerat ajo shton se mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

“Duhet të punojmë edhe me tutje, dhe nëse vërtet të gjitha partitë e tjera politike, e sidomos PSD është serioze, mendoj se nuk është shumë vështirë edhe tri votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Kështu që ky është hapi i parë dhe i domosdoshëm, mbetet të shohim tutje se çfarë do të ndodhë dhe si do të shkojë procedura”, ka thënë Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat