“Fati i shtetit do të ishte prishja qeverisë”

Politika

“Fati i shtetit do të ishte prishja qeverisë”

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:58
Qeveria e Kosovës

Analisti politik, Blerim Burjani, e sheh të domosdoshme ndaljen e kësaj qeverie, që sipas tij kjo keqqeverisje e ka përforcuar kapjen e shtetit.

Për më tepër, ai ka thënë për “Bota sot” se fati i shtetit do të ishte prishja qeverisë keqpërdoruese dhe zhvatëse të buxhetit.

“Është shumë e domosdoshme që të ndalet keq qeverisja skandaloze, tash e dy vjet zhvatje të buxhetit me përplot ministra dhe zëvendësministra e këshilltar, zgjedhje politike nëpër poste në agjencinë shtetërore dhe ndërmarrje publike, në buzë falimentimi të disa ndërmarrjeve publike me emërime politike në cilësi të ambasadoreve më mirë fundi se sa degradimi i tmerrshëm i secilit sektor. Me të vërtet kjo keq qeverisje ka përforcuar kapjen e shtetit, duke rrit paga për gjyqësor në nivel evropian për të blerë drejtësinë, degradim i skajshëm i të drejtave të njeriut, me rritje pagash me para të popullit, 83 mijë shërbyes civil e publik, me paga me standardin më të lartë të pagave në shtetet ballkanike, mbi 300 mijë  punëtor në sektorin privat që marrin paga prej 170 deri 300 euro. Fati i shtetit do të ishte prishja e kësaj qeverie keqpërdoruese të buxhetit dhe zhvatjes së buxhetit”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat