Hertica: Çerdhja e krimit të organizuar dhe korrupsionit në institucionet e drejtësisë

Politika

Hertica: Çerdhja e krimit të organizuar dhe korrupsionit në institucionet e drejtësisë

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2019 Në ora: 14:52
Ilustrim

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se çerdhja e krimit dhe korrupsionit në vend janë tek institucionet e drejtësisë.

“Çerdhja e korrupsionit dhe krimit në Kosovë, është tek prokurimi dhe liçensat e shtetit, te prokuroria dhe gjyqësia e shtetit, nënshkrimi i kontratës dhe marrja e lejes për ndërtimin e një spitali në hapësirat e QKUK-së, dyshohet se ka përfshirë në fajde, mashtrim dhe detyrim, një grup prej së paku 8 personash”, thotë ai, për “Bota sot”.

Gjithashtu, Hertica ka thënë se këto institucione të rendit dhe të ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Image
Ali Hertica

“Operacioni policor ka përfshirë disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas është që institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat